Lidhu me ne

Radar

‘Sot, të mos dalësh në televizor është shenjë elegance!’

Shkruar nga Irena Beqiraj'Sot, të mos dalësh në televizor është shenjëQori dhe Fevziu

Pjesa më e madhe e dëmit në këtë vend shkaktohet nga njerëzit që i futen politikës sepse duan të ndihen të rëndësishëm. Ndoshta ata nuk duan të bëjnë dëm, sikurse po ashtu edhe dëmi që bejnë nuk u intereson.

Lloji i aktivizmit publik edhe politik të Arlind Qorrit, dje në Opinion !

Umberto Eco thotë ” Sot, të mos dalësh në televizor është shenjë elegance “
Edhe Eco e ka fjalën për elegancës intelektuale e cila mund të përkufizohet si mendimet, veprimet, edhe qendrimet që vazhdimisht përsoset me anë të edukimit edhe kontrollit të egoizmit. Për të shpjeguar debatin dje në ‘Opinion’ , i cili tregoi se një pjesë e drejtuesve të partive të reja politike u mungon eleganca që mëton Eco, ekonomistët kanë një këndvështrim interesant.

Duke përdorur ekonominë ka dy mënyra të ndryshme për të analizuar aktivizmin politik.
Një mënyrë është ta shohësh atë si një formë prodhimi dhe aktivizmi politik e publik shihet si i tillë kur kërkon të sigurojë ose përmirësojë prodhimin e të mirave publike. Mënyra e dytë për ta parë aktivizmin publik është si formë konsumi. Në këtë rast individi angazhohet në aktivizëm publik me qëllim që të gëzojë disa benefite, që nga ndjenja e përkatësisë e deri tek arritja e një statusi të caktuar shoqëror, ekonomik apo politik .

Çdo aktivist politik publik mund të motivohet nga njëra formë ose nga të dyja së bashku në shkallë të ndryshme. Por implikimet e secilës formë në shoqëri janë të ndryshme .
Kur aktivizimi politik publik merr formën e prodhimit, duke synuar të mirën publike aktivisti publik është i informuar thellësisht për temën që angazhohet të trajtojë edhe aspak imponues. Në këtë lloj aktivizmi vihet re vetë-kontrolli dhe korrigjimi i kursit të qëndrimeve kur një qasje e përdorur është kundërproduktive edhe nuk prodhon “të mirën publike” të synuar.
Kur aktivizimi publik merr formën e konsumit, aktivisti kërkon vetëm vëmendje për arritjet personale , dhe vlerësim social. Në vend që të fokusohet në çështjet që kanë rëndësi, aktivisti politik motivohet nga çfarëdo çështje që i gre statusin e tij, apo perceptimin per relevancën publike edhe politike te tij

Ndërsa kur aktivizmi merr formën e prodhimit njohuritë , debati jo personalizuar edhe vet- kontrolli sigurojnë mekanizmat e vlerësimit dhe korrigjimit.
Ndaj sot politikanët nuk duhet të klasifikohen si të vjetër apo të rinj por si aktivist politik që prodhojnë ose konsumojnë.

Dje në ‘Opinion’ narrativa e Arlind Qorrit tregoi se ai i përket kategorisë së politikanëve që aktivizmin politik e publik e ka të llojit të konsumit edhe jo të prodhimit . Ai ishte dje një përfaqësues ekselent i “Politikës Ekspresive”. Që prej vitin 1993, Brennan dhe Lomasky na tregojnë se në ketë model politika ka lidhje kryesisht me stilin dhe historite, emecionet edhe jo me thelbin edhe te miren publike. Pjesa më e madhe e dëmit në këtë vend shkaktohet nga njerëzit që i futen politikës sepse duan të ndihen të rëndësishëm. Ndoshta ata nuk duan të bëjnë dëm, sikurse po ashtu edhe dëmi që bejnë nuk u intereson. Por të zhytur në luftën e pafundme për vemendje e për tu ndjerë relevant, edhe ne vendin qe ato mendojne se meritojne ata e ose nuk e shohin, ose e justifikojnë dëmin që shkaktojnë shoqërisë.

MË TEPËR

Kryesore12 orë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar12 orë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Radar12 orë më herët

“New York Times”: Kompleksi luksoz 1.4 miliardë dollarë, që dhëndri i Donald Trump do ndërtojë në Shqipëri

Vendimi i qeverisë shqiptare për të shpallur investitor strategjik kompaninë e Jared Kushnere, dhëndrit të Donald Trump për të ndërtuar...

Mix14 orë më herët

Për aneminë/ Kura natyrale për të rritur hemoglobinën

Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut. Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në...

Mix14 orë më herët

6 ushqime që shkaktojnë celulitin

Celuliti edhe pse nuk përbën një rrezik serioz për shëndetin, mund të krijojë probleme estetike. Duhet të dini se celuliti...

Mix14 orë më herët

“M’u duk sikur humba diçka nga vetja”, simptomat e paramenopauzës që çdo grua duhet t’i dijë

NGA: DAVINA McCALL Menopauza është më shumë se një libër, është një lëvizje. Një kryengritje. Nuk e di për ju,...

Kritike16 orë më herët

Ora e një vendi ka ngecur në psikikën e një njeriu (realizuar nga z. Agim Sulaj)

Është një karikaturë e Shqipërisë padyshim, e postuar në profilin në Facebook të piktorit Agim Sulaj. Po e sjellim vetëm për gjetjen...

Aktualitet16 orë më herët

PD zbulon 15 pikat e programit ekonomik, Berisha: Fund varfërisë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes

Sali Berisha Partia Demokratike ka paraqitur pikat e programit ekonomik, që sipas saj, do të bëjë të mundur nxjerrjen e...

Mix16 orë më herët

Sofia Vergara në një romancë dashurie me Lewis Hamilton?

Aktorja e “Modern Family”, Sofia Vergara u fotografua në atë që dukej të ishte një takim dreke me pilotin e...

Kryesore17 orë më herët

Flamur Noka: Ilir Metën do ta fusim në listat e sigurta për 11 majin

Para betejës elektorale me kundërshtarin politik, demokratët i pret një garë e brendshme për te përzgjedhur kandidatët për deputet. Por,...

Facebook