Lidhu me ne

Kryesore

Flamur Noka: Ilir Metën do ta fusim në listat e sigurta për 11 majin

Flamur Noka: Ilir Metën do ta fusim në listat e sigurta për 11

Para betejës elektorale me kundërshtarin politik, demokratët i pret një garë e brendshme për te përzgjedhur kandidatët për deputet.

Por, në Partinë Demokratike nuk ka ende një datë se kur do te zhvillohen primaret duke i vënë në pikëpyetje ato.

“Akoma nuk është përcaktuar data, janë duke u diskutuar modalitetet. Ajo që është e rëndësishme është se çdo njeri, në forcën tonë politike dhe ne opozite duhet te shohë me shume përtej vetes”, tha Flamur Noka.

Primaret në Partinë Demokratike rrezikohen jo vetëm nga koha e pakët e mbetur, por edhe nga zërat skeptik te cilët mendojnë se një proces i tillë mund të prishë ekuilibrat e partisë në prag fushate, pasi plagët nga lufta e brendshme ende nuk janë shëruar.

Flamur Noka pranon rrezikun, por beson se demokratët do dinë të hedhin pas krahëve inatet e së shkuarës.

“Bashkimi ka dhënë rezultatin e vet ka krijuar frymën dhe besimin por ka individë që akoma brenda përbrenda nesh mërite dhe inatet nuk i harrojnë kaq lehtë, por demokratët kanë një gjë. Synimi i tyre është te përballemi me regjimin dhe ta mundim atë”, shtoi deputeti Noka.

Primaret duket se nuk janë i vetmi shqetësim i demokratëve , të cilët në prag te zgjedhjeve parlamentare, duhet të gjejnë një formulë që kënaq të gjithë aleatët që kërkojnë një vend të sigurt në listën e PD. Dilema nuk ka për Ilir Metën, i cili edhe pse në burg, Sali Berisha ka një vend të sigurt për të.

Flamur Noka: Ilir Meta është aleati ynë kryesor, pa as me të voglin diskutim është i pari që do te konsiderohet kur të përfundojmë negociatën për te qen ne listën tonë.

Elda Menga: Në listë të sigurt Ilir Meta? 

Flamu Noka: Pa as më të voglin diskutim.

Opozita ka vendosur të dalë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e pranverës që udhëhiqet nga Partia Demokratike. Ilir Meta nuk e ka fshehur ambicien për të qenë në listën e Tiranës, por vende të sigurta pret edhe Fatmir Mediu dhe agrarët e Agron Dukës.

Numri dy i Partisë Demokratike konfirmoi se ndarja e aleatëve në listën e PD do bëhet sipas peshës elektorale që ata kanë pasur në zgjedhjet e shkuara.

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

9 vitaminat që forcojnë dhe dendësojnë flokët: Funksioni i secilës

Shëndeti i flokëve tanë varet nga shumë faktorë, si dieta, stresi, ndryshimet hormonale dhe faktorë të tjerë të jashtëm apo...

Kryesore13 orë më herët

PD punëson këshilltarin e Trump, komenti i Ramës: Këneta nuk bëhet dot det

Ish-drejtuesi i fushatës së Trump në Shqipëri për PD-në, ka krijuar jo pak diskutime për busullën amerikane në këto zgjedhje...

Mix13 orë më herët

Konfirmohet sezoni i tretë i “Euphoria”

“Euphoria” është zyrtarisht në prodhim për sezonin 3, njoftoi HBO të hënën. Duke marrë në X, rrjeti ndau një foto...

Radar13 orë më herët

Edi Rama: Veliaj nuk do të shkarkohet, SPAK ka dalë nga shinat kushtetuese

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të...

Mix16 orë më herët

Angelina Jolie flet për vajzën e saj Shiloh: “E urren famën”!

Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i fundit në media për Angelina Jolie. Ishte në fund të vitit të kaluar...

Mix17 orë më herët

A po ndikon shëndeti mendor i Justin Bieber në martesën e tij?

Modelja ka bërë një postim duke e shoqëruar me një mesazh të veçantë që ka rrëmbyer vëmendjen e fansave. “Unë...

Mix17 orë më herët

Rrjeti mendon se edhe varësja e Kendrick Lamar në Super Bowl ishte diss për Drake

Në performancën e tij në Super Bowl LIX më 9 shkurt 2025, Kendrick Lamar duket se ka dërguar disa mesazhe...

Mix18 orë më herët

Gigi Hadid ndan foto të ëmbla me vajzën e saj Khai

Supermodelja Gigi Hadid ka ndarë në Instagram disa momente të bukura me vajzën e saj 4-vjeçare, Khai, por pa e...

Radar18 orë më herët

Donald Trump: Ukraina një ditë mund të bëhet ruse

Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur mundësinë që Ukraina një mund të bëhet ruse. Në një intervistë për Fox...

Radar18 orë më herët

SPAK: 860 mijë euro blerje bizhuterish online

Në deklaratën e sotme të SPAK evidentohet edhe një akuzë për Ajola Xoxen që është si më poshtë:  Po kështu, ky qëllim...

Facebook