Lidhu me ne

Aktualitet

PD zbulon 15 pikat e programit ekonomik, Berisha: Fund varfërisë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes

Sali Berisha

Partia Demokratike ka paraqitur pikat e programit ekonomik, që sipas saj, do të bëjë të mundur nxjerrjen e vendit nga situata e rënduar në të cilën ndodhet.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, kryedemokrati Sali Berisha ka shkruar se në vendin tonë çmimet e ushqimeve dhe veshjeve janë më të larta se në Europë, kurse rrogat e pensionet janë disa herë më të ulëta.

Ai premton gjithashtu se PD brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së saj, do e ndryshojë këtë situatë dramatike ku ndodhet vendi.

Postimi i Berishës:

Të dashur miq, tek ne çmimet e ushqimeve dhe veshjeve janë më të larta se në Europë, kurse rrogat e pensionet janë disa herë më të ulëta.

Ky është shkaku i varfërimit në rritje të shqiptarëve! Doni të dini se çfarë do të bëjë Partia Demokratike për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje brenda 100 ditëve të para kur të kthehet në pushtet?

Ja disa pika të programit tonë:

1- Do të vendosim minimumin jetik 200 euro për këdo, pensionistë, të papunë, në ndihmë ekonomike, madje edhe studentët.

2- Rroga minimale do të jetë 500 euro.

3- Rroga mesatare do të jetë 1,200 euro.

4- Minimumi jetik do të indeksohet me ligj.

5- Pensionistët dhe familjet me rroga të ulëta do të kenë çmim më të ulët të dritave dhe ujit.

6- Do të falen gjobat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm për pensionistët, të papunët, familjet në nevojë me rroga nën mesatare dhe nënat kryefamiljare.

7- Pensionistët dhe të gjithë qytetarët me minimum jetik do të pajisen me kartë konsumatori, me të cilën do të rimbursohen 100% të TVSH-së për produktet e shportës.

8- Shteti do të marrë përsipër shpenzimet për fëmijën e tretë deri në moshën 23 vjeç, duke përfshirë shkollimin shtetëror. Duke vënë familjen në plan të parë, do të ndihmojmë në shërimin e plagëve të shpopullimit në vendin tonë.

9- Përmes ndërtesave sociale, do të mundësojmë çmime të përballueshme të banesave dhe kredi për çiftet e reja dhe të pamundurit.

10- Fermerët do të përfitojnë subvencionim nga shteti për çdo kokë bagëti dhe çdo njësi prodhimi.

11- Do të vëmë në dispozicion burime financiare dhe tokë shtetërore për të kompensuar pronarët.

12- Emigrantët, kur vendosin të kthehen në atdhe, do të kenë 0 taksa për 5 vjet dhe do të përfitojnë kredi të butë kur të blejnë një banesë.

13- Në universitet, do të hiqet mesatarja e pranimit.

14- Çmimi i naftës do të jetë gjithnjë në minimumin e mesatares së rajonit; çmimet ekstremisht të larta marrin fund.

15- Do të hiqen të gjitha taksat dhe tarifat e rrugëve.

Si do t’i bëjmë të mundura këto?

Paratë janë aty. Rrugët dhe punët publike nuk do të bëhen më me çmime stratosferike, 10 herë më të larta se në Europë, por do të ndërtohen sipas standardeve të drejta. Ne do të përmbysim shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurive kombëtare; fokusi dhe investimi ynë do të jetë te qytetarët shqiptarë.

MË TEPËR

Radar2 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix2 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix2 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix2 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix2 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix2 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix2 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix2 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix2 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix2 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook