Lidhu me ne

Radar

Altin Goxhaj: Berisha bëri “Pakt me Djallin” për interesa personale, shiti zgjedhjet

Altin Goxhaj: Berisha bëri “Pakt me Djallin” për interesa

Altin Goxhaj i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus këtë të martë ka bërë një analizë politike, ku në fokus kanë qenë dy politikanët kryesorë Edi Rama dhe Sali Berisha.

Për kryeministrin Rama, Goxhaj tha se është njeriu i duhur për çdo armik të vendit, pasi do të ishte një shërbëtor i mirë i tyre.

Ndërsa për Sali Berishën theksoi se ka bërë “pakt me Djallin” për interesat personale. Sipas tij Berisha i ka shitur zgjedhjet e 11 majit, dhe fakti ëhstë Kodi Zgjedhor që miratoi bashkë me Ramën.

Borakaj: Kjo është një foto me Kullurin, por nuk është i vetmi, në një foto më parë ishe dhe me Ramën, çfarë mendimi ke?

Goxhaj: Është njeriu i duhur, për gjënë e duhur, në kohën e duhur nga armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë. Sorosi ëhstë armiku më i amdh i shqiptarëve pasi e ka kthyer Shqipërinë në çifligun personal, Rama është administratori i çifligut.

Rama është kryeminisitri i qeverisë më armike që ka parë ky vend. Është një person që urren njerëzit e shtëpisë së vet dhe jo shqiptarët. E treta, egoja e tij e bën perfekt për zhdukjen e çdo shqiptari.

Borakaj: Sali Berisha në zgjedhjet e 2025 si e shikon?

Goxhaj: I ka shitur zgjedhjet. Ai ka një hall familjar, nga një parti që është në shpërbërje dhe do të garantojë të ardhmen për familjen e tij. Themi që e ka shitur, që edhe eksperti më i mirë thotë, që me këtë kod ka shitur zgjedhjet për të mbajtur monopolin e opozitës.

Po të mendonte me atë sllogan që i çova unë në 2021, i thashë ik te bibloteka merr librin e Faustit dhe rilexoje: Edhe Fausti bëri pakt me Djallin e shiti shpirtin, por në fund Zoti e shpëtoi se i bëri mirë popullit. Ti ke rastin ta bësh mirë, e bëri njësoj siç e bëri gjithë jetës, në 2022 bëri prapë pakt me Djallin.

MË TEPËR

Mix4 minuta më herët

Elon Musk shoqëron Trump në konferencën për mediat nga zyra ovale, por vëmendjen e vjedh djali i tij i vogël

Elon Musk iu bashkua Presidentit Trump në Zyrën Ovale të martën, ku foli përpara gazetarëve për herë të parë mes...

Kryesore29 minuta më herët

Nga Veliaj e Bushka te akuzat ndaj Dumanit e drejtësisë – Monologu i Ramës para socialistëve e publikut

Kryeministri Rama kritikoi SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme për ato që ai i quajti shkelje të standardeve demokratike dhe abuzim...

Radar47 minuta më herët

Berisha: Burri i Alketa Vejsiut ndërton në parkun e Tiranës se pagoi detoksin e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverise Edi Rama se është sponsorizuar nga bashkëshorti i Alketa...

Mix5 orë më herët

Lëngjet që forcojnë kockat dhe trupin

Kockat e shëndetshme janë të rëndësishme për një qëndrim dhe paraqitje të mirë dhe për një rini afatgjatë. Kockat janë...

Mix5 orë më herët

Njihuni me djalin e Arnold Schwarzenegger.

Shumë bukurosh, Patrick i Arnold Schwarzenegger ka bërë daljen e tij në një tapet të kuq i shoqëruar nga babai...

Kryesore6 orë më herët

Sa është paguar nga PD, konsulenti i fushatës së Trump?

Drejtori i Komunikimit me Median në Partinë Demokratike, Alfred Lela, thotë se ardhja e Chris LaCivitas në Shqipëri është një...

Radar6 orë më herët

Gaz Paja i jep kurajo Veliajt pas arrestimit (FOTO)

Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, të shumtë kanë qenë artistë që i kanë dalë në mbështetje dhe e kanë...

Radar7 orë më herët

“Jam pa fjalë”, Klotilda Bushka reagon pas akuzës së SPAK: Ku hyj unë në këtë mes?

Klotilda Bushka Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar pas akuzës së ngritur nga SPAK ndaj saj për “pengim të së...

Temporal7 orë më herët

Sa para duhen për të jetuar në Shqipëri? Studimi tregon kufirin minimal për të mbuluar shpenzimet

Ndërsa fuqia punëtore ka rënë, bizneset janë në kërkim të punonjësve të kualifikuar, si dhe nxiten të rrisin pagat, paralelisht...

Kryesore7 orë më herët

Burgosja e Veliajt nuk e dëmton Ramën, por i bën mirë…

Nga Kristi Pinderi Kisha një pikëpyetje pse tani burgosja e Veliajt e jo pas zgjedhjeve, por në fakt, po ta...

Facebook