Lidhu me ne

Mix

Karakteristikat që e bëjnë një grua të shenjës së Ujorit super të veçantë

Karakteristikat që e bëjnë një grua të shenjës

Më 21 janar jemi futur zyrtarisht në sezonin e Ujorit, për të qëndruar në të deri më 18 shkurt. Siç tashmë është traditë, gjatë këtyre ditëve vëmendja më e madhe do të shkojë për këtë shenjë të zodiakut dhe veçanërisht sot, për gratë e Ujorit. 

Çfarë e karakterizon një grua Ujor?

Kur takon për herë të parë një vajzë apo grua të shenjës së Ujorit, pavarësia është ajo që vihet re menjëherë. Mendoni për Oprah Winfrey-n ose Ellen DeGeneres për ta vërtetuar këtë gjë.

Është në gjakun e tyre të rezistojnë të jenë dikush që të tjerët presin dhe ato përpiqen të jenë antikonformiste. Asgjë nuk mund ta mposhtë një grua Ujor, nuk ka pengesa që ajo nuk mund t’i kalojë sidomos kur bëhet fjalë për të provuar diçka që dikush ka dyshimin nëse ajo mund ta bëjë apo jo.

Natyra e çuditshme e Ujorit ka tendencën që t’i bëjë e tjerët ziliqarë pasi gruaja Ujor, megjithëse një shenjë ajri, duket shumë me këmbë në tokë dhe një person praktik. Ajo nuk është tradicionale në asnjë formë ose mënyrë: asaj i pëlqen t’i bëjë rregullat si t’i vijnë.

Është interesante të thuhet se gratë e shenjës së Ujorit vlerësojnë mbi gjithçka pavarësinë e tyre. Kjo nuk lidhet thjesht me disa aftësi lidershipi që ato kanë, por sepse nuk janë të interesuara të duken si gjithë të tjerët. Kjo reflektohet në çdo aspekt të jetës së tyre, në shoqëri, në marrëdhënie, në punë e deri në mënyrën se si ato vishen.

Stili i veshjes së grave Ujor është shumë i veçantë pasi ato nuk ndjekin trendet dhe modën, por vishen si janë vetë më rehat. Ujori është një shenjë revolucionare në shumë aspekte dhe kjo i shkon shumë stilit të pavarur të jetës që ato kanë. 

Nevoja për drejtësi kontribuon në nevojën e Ujorit për pavarësi. Ato ngrejnë zërin për atë që është e drejtë edhe nëse janë të vetmet që mbajnë atë mendim. Shumë njerëz tërhiqen nga gratë Ujor për personalitetin e tyre të përcaktuar dhe fuqinë e brendshme.

Ato njihen si të shkëputura (të largëta) nga disa situata dhe kjo lidhet me natyrën e tyre të pavarur që i vendos veçmas nga shenjat e tjera të horoskopit. Kjo shkëputje mund të ndikohet edhe nga sa të ndjeshme mund të jenë në atë moment dhe shpesh ato zgjedhin që të qëndrojnë të tërhequra sesa të lëndohen.

Të lindurat e kësaj shenje kanë tendencën të bëjnë biseda të gjata e të thella për dashurinë në mes të natës, të flasin për diçka ose gjithçka, ose të shpenzojnë natën në heshtje me të dashurit e tyre.

Një element shumë i rëndësishëm është se atyre nuk u pëlqen të kërkojnë ndihmë sepse ato e dinë se çfarë po bëjnë. Ujoret duan të jenë të çliruara nga fuqitë autoritare dhe të ndryshojnë botën. 

Burimi: Elite Daily

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Lëngjet që forcojnë kockat dhe trupin

Kockat e shëndetshme janë të rëndësishme për një qëndrim dhe paraqitje të mirë dhe për një rini afatgjatë. Kockat janë...

Mix4 orë më herët

Njihuni me djalin e Arnold Schwarzenegger.

Shumë bukurosh, Patrick i Arnold Schwarzenegger ka bërë daljen e tij në një tapet të kuq i shoqëruar nga babai...

Kryesore4 orë më herët

Sa është paguar nga PD, konsulenti i fushatës së Trump?

Drejtori i Komunikimit me Median në Partinë Demokratike, Alfred Lela, thotë se ardhja e Chris LaCivitas në Shqipëri është një...

Radar4 orë më herët

Gaz Paja i jep kurajo Veliajt pas arrestimit (FOTO)

Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, të shumtë kanë qenë artistë që i kanë dalë në mbështetje dhe e kanë...

Radar5 orë më herët

“Jam pa fjalë”, Klotilda Bushka reagon pas akuzës së SPAK: Ku hyj unë në këtë mes?

Klotilda Bushka Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar pas akuzës së ngritur nga SPAK ndaj saj për “pengim të së...

Temporal5 orë më herët

Sa para duhen për të jetuar në Shqipëri? Studimi tregon kufirin minimal për të mbuluar shpenzimet

Ndërsa fuqia punëtore ka rënë, bizneset janë në kërkim të punonjësve të kualifikuar, si dhe nxiten të rrisin pagat, paralelisht...

Kryesore5 orë më herët

Burgosja e Veliajt nuk e dëmton Ramën, por i bën mirë…

Nga Kristi Pinderi Kisha një pikëpyetje pse tani burgosja e Veliajt e jo pas zgjedhjeve, por në fakt, po ta...

Kioske5 orë më herët

Mos i qani hallin PD-së se ku do t’i gjejë paratë për LaCivites, merruni me milionat që jep Rama lart e poshtë!

Shkruar nga Myslim Murrizi Pse nuk pyesni sa paguhet ish-zëvendës drejtori i shërbimit sekret Rumun si këshilltar i Ramës? Sa...

Mix22 orë më herët

9 vitaminat që forcojnë dhe dendësojnë flokët: Funksioni i secilës

Shëndeti i flokëve tanë varet nga shumë faktorë, si dieta, stresi, ndryshimet hormonale dhe faktorë të tjerë të jashtëm apo...

Kryesore22 orë më herët

PD punëson këshilltarin e Trump, komenti i Ramës: Këneta nuk bëhet dot det

Ish-drejtuesi i fushatës së Trump në Shqipëri për PD-në, ka krijuar jo pak diskutime për busullën amerikane në këto zgjedhje...

Facebook