Lidhu me ne

Kryesore

Dy fjalë për Tik Llapën!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Dy fjalë për Tik Llapën!

Hap sytë o Tik Llapa se po të hetojnë pronat në bregdet të kthyera me vendim gjyqësor nga vjehrri yt, që u shkarkua nga vetingu si i “ndershëm”…

Nuk është faji im o Tik Llapa që për 10 vjet ke bredhur prehër më prehër nga padrino Soros tek Aleanca Kuqezi e Kreshnik Spahiut e pastaj të urdhëruan ata që të hedhin kocka për tu ushqyer të krijosh partinë që mender do “bësh” Shqipërinë.

Unë nuk kam turp të bëj biznes e as të jem i pasur o bolshevik qelbësirë, por kam turp të jem hajdut e mashtrues ordiner si soj yt.

Unë kam mbi 25 vjet që merrem me punët e mia dhe prej vitit 1997 në opozitë.

Në 25 vite biznes edhe pse kam qenë dhe jam ortak në një kompani ndërtimi ‘MURRIZI 2009’ për të cilën më hetuan disa llapiste të tjerë të policisë e prokurorisë e më benë llapë disa palo gazetarë të sojit tënd llapaqen, se kisha pastruar para, rezultoi që ishte një llapaqenllik i sajuar dhe prokurori kërkoi pushimin e llapaqenhaneve se ishte lapsus.

Nxirre dhe publikoje “minierën” që më paska dhënë Rama o Tik Llapa, e mos rri duke bërë llapë nëpër portale se unë kam publikuar me video lëpirjen llapiste që ke bërë t’i sa tek Sorosi e tek Kreshnik Spahiu.

Unë nuk e konsideroj Shqipërinë pronë të Ramës se nuk jam dhjaks e njeri i tredhur që të kem frikë të kërkoj çfarë ma lejon ligji.

Ramës nuk ja ka lënë Shqipërinë as i ndjeri Kristaq e as e ndjera Aneta që të më bëj “dhuratë” mua apo çdo shqiptari.

Firma ku unë jam 50 % aksioner ka aplikuar në ankand për një leje për të nxjerrë gur o Tik llapaqeni dhe kaq shumë “ fitimprurës” ishte ky “ biznes” sa nuk e çau trapin asnjë tjetër i interesuar të merrte pjesë në këtë “ biznes”.

Prej 4 vitesh o Tik Llapa akoma nuk ma kanë dhënë atë leje shfrytëzimi për të nxjerrë gurë në Zogas të Skraparit edhe pse kam paguar të gjitha detyrimet ligjore, por ngaqë unë nuk paguaj “haraç” e nuk lëpihem.

Po të njëjtën akuzë më bënë llapaqenët e sojit tënd o Tik Llapa kur mbajta mandatin se gjoja Rama më kishte dhënë leje pallati në Tiranë, por në fakt lejen në pronën time 3 vjet më vonë, pra në 2022, e mori një ndërtues dhe pronar mediash.

Nuk ka miniera në Çorovodë o Tik Llapa, por minierat janë në Bulqizë e Burrel dhe aty nuk të lënë të afrohesh.

Unë nuk kam turp të kërkoj atë që ma lejon ligji dhe Kushtetuta për të punuar e jetuar si njeri me dinjitet duke paguar çdo taksë se nuk rroj dot me pagesë te Sorosit e të leh si llapaqen për llogari të tij,

Hap sytë o Tik Llapa se po të hetojnë pronat në bregdet të kthyera me vendim gjyqësor nga vjehrri yt që u shkarkua nga vetingu si i “ndershëm”.

Unë nuk jetoj dot duke lëpirë kocka o Tik Llapa, prandaj nuk më vjen turp të punoj edhe duke nxjerrë e shitur gur se vij nga një soj që e nxjerr jetesën edhe nga guri.

Edhe pse kam 25 vjet që kam atë kompani ndërtimi nuk kam guxuar kurrë të marr pjesë në asnjë tender publik për të marrë para nga taksat e shqiptarëve e ndoshta kam marrë në qafe edhe ortakun e kushëririn tim Besnikun duke e penguar.

Por nuk ka ps. bir nëne apo bir k… që më pengon te jetoj, punoj e bëj, biznes në pronën time në të drejtën time e sipas ligjeve te këtij shteti or Tik Llapa, qoftë ky Rama apo çfarëdo lloj hajduti kryeministër.

Ti je një komunist qelbanik i pështirë edhe pse quan meritë virgjërinë e moshës sa kohë që mendon se të gjithë opozitarët duhet të ikin jashtë për tu ushqyer ose duhet të jetojnë me lëmoshe nga fundërrina si Sorosi

Jooo or Tik Llapa joooo.

Biznesi nuk është vetëm e drejtë e patronazhistëve apo e lëpirësve të Ramës e pushtetit, por e drejtë e çdo qytetari që nuk voton e nuk pjerdh as për Ramen, as për pushtetin.

Tenderat poooo e prandaj nuk jam futur e nuk do futem kurrë.

Unë jam në politikë prej 8 dhjetorit 1990 o Tik Llapa dhe jo si komunist apo spiun Sigurimi, por si antikomunist dhe rebel qe kam pranuar me dëshirë të paguaj koston e lirisë time edhe duke harxhuar kohë e nerva me llapaqen e lehes depresiv si soj yt.


Tani dil e nxirre “peshqeshin” që ma paska bëre Rama këto dy vite se deri sot që po të shkruaj, akoma nuk kam filluar të nxjerr e ngarkoj gurë në Zogas.

Bile dy gurët e pare o Tik Llapa do të t’i fal Ty që t’i kesh pa lekë e pa detyrimin që të lehësh për mua atë dite kur te duhen për të vëne njërin tek koka e tjetrin tek këmbët.

Shihe këtë video Tik se nuk është montazh, si Rama me Ismail Qemalin, por e kaluara jote 10- vjeçare dërdëllitëse për t’u bërë “politikan” me pahir sa në një prehër në një prehër.

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix8 orë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix9 orë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix9 orë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix9 orë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix10 orë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Mix10 orë më herët

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet?

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet? Edhe pse e dhimbshme, hernia e diskale është jashtëzakonisht e zakonshme. Kushdo...

Mix10 orë më herët

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një...

Mix10 orë më herët

Mungesa e magnezit, kërcënim i heshtur për shëndetin

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje muskulore, lodhje dhe çrregullime kardiovaskulare. Ushqimet të pasura me...

Mix10 orë më herët

“Indiana Jones” tani edhe në PlayStation 5

Video-loja aksion-aventurë “Indiana Jones and The Great Circle”, dikur i qasshëm vetëm përmes Xbox, tani po integrohet edh në PlayStation...

Facebook