Lidhu me ne

Kryesore

Jorida Tabaku: Pyetjet të cilave s’u përgjigjet dot Rama

Jorida Tabaku: Pyetjet të cilave s’u përgjigjet dot Rama

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se ekonomia shqiptare nuk është në lulëzim, siç pretendon Qeveria, duke theksuar se shqiptarët nuk ndjejnë asnjë përmirësim në jetën e tyre të përditshme.

“Nëse ekonomia po rritet kaq shumë, pse shqiptarët ndihen gjithnjë e më të varfër ” – pyeti ajo, duke vënë në pah kontrastin mes shifrave të qeverisë dhe realitetit të hidhur të familjeve shqiptare?

Sipas Tabakut, shqiptarët përballen me kosto të papërballueshme të jetesës, pagat e ulëta dhe një sistem që favorizon oligarkët në kurriz të shumicës.

Deklarata e plotë e Tabakut

“Kryeministri përherë më shpesh përsërit se PBB është dyfishuar dhe të ardhurat për shqiptarët janë rritur. Por le të shohim realitetin që ndjejnë qytetarët çdo ditë:

Nëse ekonomia po rritet kaq shumë, pse shqiptarët ndihen gjithnjë e më të varfër?

Pse sondazhet tregojnë se njerëzit nuk përballojnë dot jetesën?

Pse kursimet janë më të ulëta dhe fuqia blerëse është në rënie?

Pse shërbimet publike janë gjithnjë e më të shtrenjta dhe më të këqija?

Sepse shifrat e propagandës nuk përkthehen në mirëqenie reale për shqiptarët.

1-Një ekonomi që pasuron pak njerëz dhe varfëron shumicën. PBB-ja është rritur në letër, por kush po përfiton prej saj?

Pasuria dhe fuqia ekonomike janë përqendruar në pak duar. Një grusht oligarkësh dhe kompani të lidhura me qeverinë përfitojnë nga koncesionet, tenderat dhe ndërtimi.


Ndërkohë, pagat e shqiptarëve mezi mbulojnë kostot bazë të jetesës. Fuqia blerëse është ulur, inflacioni ka ngrënë rritjet e rrogave dhe ata që punojnë ndihen më të pasigurt se kurrë.

2-Një ekonomi që shkatërron prodhimin dhe varet nga importet. Kryeministri flet për zhvillim, por çfarë ekonomie kemi sot?

Eksportet janë në rënie të lirë, me një deficit tregtar rekord prej 5.2 miliardë euro.

Industria dhe fasoni po falimentojnë, duke humbur kontrata dhe vende pune.

Bujqësia është në krizë, ndërsa Shqipëria importon edhe domatet dhe patatet që më parë prodhonte vetë.

Turizmi nuk po ndihmon ekonominë reale, sepse hoteleria dhe gastronomia mbështeten në importe, jo në prodhimin vendas.

Pra, ne blejmë gjithnjë e më shumë nga jashtë dhe prodhojmë gjithnjë e më pak, ndërkohë që qeveria mbron vetëm ndërtimin dhe klientelizmin.

3-Shqiptarët paguajnë më shumë dhe marrin më pak nga shteti. Qeveria thotë se të ardhurat janë rritur, por çfarë merr një qytetar për taksat që paguan?

Sistemi shëndetësor është i rrënuar, me ilaçe dhe shërbime të papërballueshme.

Arsimi është në krizë, mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit në Europë.

Korrupsioni me inceneratorët, koncesionet dhe PPP-të ka përpirë miliarda euro që mund të kishin ndihmuar qytetarët.

Qytetarët paguajnë më shumë taksa dhe çmime, por nuk marrin shërbimet që meritojnë.

4.Një qeveri që shkatërron klasën e mesme dhe favorizon monopolin

Profesionistët e lirë u taksuan padrejtësisht, edhe pasi Gjykata Kushtetuese e quajti të paligjshëm ligjin.

Bizneset e vogla po falimentojnë, ndërsa oligarkët fitojnë monopole.

Çmimet janë rritur me 56%, ndërsa pagat reale kanë rënë dhe shqiptari punës është në krizë.

5-Propaganda nuk i ndryshon realitetin shqiptarëve

Mjafton të dalësh në rrugë e të pyesësh njerëzit: A ndjeheni më mirë ekonomikisht? Ata që nuk ju kanë bërë kurrgjë në 12 vite nuk do ju ndihmpjnë sot!

Shqiptarët punojnë më shumë dhe jetojnë më keq. Ata paguajnë për një sistem që punon kundër tyre.

160 milionë euro për barnat paguhen nga xhepi i qytetarëve çdo vit, edhe pasi ka e paguar koncesione dhe PPP per sherbime qe nuk i marrin sic duhet!

Ata nuk po përfitojnë nga rritja ekonomike, sepse rritja është e manipuluar dhe përqendruar vetëm te një grusht njerëzish të lidhur me qeverinë.

Shqiptarët nuk e ndjejnë këtë rritje të supozuar ekonomike, sepse ajo nuk shkon për ta. Ata përballen çdo ditë me një sistem të padrejtë, që i takson më shumë dhe u jep më pak.

Ekonomia nuk matet me propagandë, por me jetën reale të njerëzve. Dhe shqiptarët e dinë të vërtetën.”

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix10 orë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix10 orë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix10 orë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix11 orë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix11 orë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Mix11 orë më herët

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet?

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet? Edhe pse e dhimbshme, hernia e diskale është jashtëzakonisht e zakonshme. Kushdo...

Mix11 orë më herët

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një...

Mix12 orë më herët

Mungesa e magnezit, kërcënim i heshtur për shëndetin

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje muskulore, lodhje dhe çrregullime kardiovaskulare. Ushqimet të pasura me...

Mix12 orë më herët

“Indiana Jones” tani edhe në PlayStation 5

Video-loja aksion-aventurë “Indiana Jones and The Great Circle”, dikur i qasshëm vetëm përmes Xbox, tani po integrohet edh në PlayStation...

Facebook