Lidhu me ne

Temporal

Ta ngremë nga një gotë për të gjitha kafenetë!*

Nehat Islami

Pushtetit të ri, pas përmbysjes së Klanit të Bashir Asadit, po i vjen edhe një fuqi shtytëse në përmbajtjen dhe shpejtësinë e ndryshimeve. Ata janë intelektualët e njohur të vendit që i burgosi dhe i përndoqi jashtë vendit “okulisti i verbër” i quajtur Bashir. Janë shkrimtarët si Faruk Mardam Baj, Samir Jazbek, Mustafa Kalife, disa kineastë të shquar, aktorë, piktorë, pushtetarë që më 2011, kur filloi “pranvera arabe” edhe në Siri që shpejt u kthye në “dimër të acartë”, i braktisën pozitat dhe publikisht i thanë Bashar el Asadit ‘Mjaft më”.

Të gjithë ata nismëtarë të peticionit të intelektualëve sirianë (gjithsejtë 66 persona), por që lista mbetet e hapur edhe për të tjerë, iu drejtuan presidentit kalimtar, Ahmet al Shara duke kërkuar që të mos pritet katër vjet gjer në miratimin e Kushtetutës së re (e vjetra u suprimua këto ditë) por proceset të lëvizin shumë më shpejt, “të kthehen të gjitha të drejtat politike për qytetarin sirian, parlamenti i shpërndarë të zgjidhet sa më shpejt me votat e qytetarëve e jo me emërime të trupave të përkohshme ligjvënëse”.

Në veçanti, peticioni i intelektualëve kërkon që të njihen të drejtat dhe autonomia e kurdëve të Sirisë (dy milion e gjysmë) etj.

Intelektualët sirianë, një pjesë e të cilëve u kthyen në atdhe, ndër të parët pas rrënimit të pushtetit diktatorial të Basharit, sikundër edhe ata që vepronin në ilegalitet të thellë në vend përgjatë 13 vjetëve kur Sirinë po e udhëhiqnin Oborri i Asadëve, rusët, iranianët dhe Hezbollahu libanez, por edhe ata që kapën armët kundër shkatërruesve të vendit dhe vrasësve të mbi gjysmë milioni të qytetarëve të vet, u mblodhën sërish në kafenenë historike të Damaskut me emrin emblematik “Cafe Ravda” (Rawda – Çerdhja).

Mbi tavolinat e drunjta të kësaj kafeneje të ndërtuar më 1937, që në kohën e mandatit francez mbi Sirinë, u shkrua dhe u nënshkrua ky peticion i mendjendriturve të Sirisë. Ata treguan botërisht se qëndrojnë me kryengritësit në rrugën e rimëkëmbjes së Sirisë, por pa përzierjen e feve në punët shtetërore. I menjëhershëm ishte edhe prononcimi i presidentit të përkohshëm sirian Ahmet el Shara. Ai premtoi qeveri gjithëpërfshirëse, një trup ligjdhënës që do të zëvendësojë parlamentin gjatë katër vjet konsolidimi, dialog nacional për të ardhmen e vendit dhe kërkesën drejtuar Moskës që ta kthejë Bashar el Asadin, në vendin e krimeve.

Gjërat në Sirinë e shkatërruar në çdo anë filluan të kthjellohen më shpejt, falë intelektualëve, që kafenë e fundit para 13 vjetësh e pinë në “Cafe Ravda” të Damaskut, para se të merrnin rrugën e kalvarit me popullin, duke hequr të “zinjtë e ullirit” si thotë populli, nëpër Turqi, Greqi, Preshevë, ku shqiptarët i pritën me bukë e ujë e gjerë në vendet evropiane, ku vazhduan të vepronin kundër regjimit të Basharëve dhe aleatëve të tyre. 

E tërë historia e ngjarjeve në Lindjen e Mesme, sikundër në mbarë botën është e lidhur me kafenetë. “Cafe Rish” në Kajro, ndër më të vjetrat, mbi një shekull, ishte vend ku takoheshin mbreti me prejardhje shqiptare, Faruku me miq, por edhe armiqtë e tij në krye me Abdel Gamal Naserin, që e përfunduan atë mbretëri 150-vjeçare me anë të grushtshtetit (1952).

“Cafe Zahaui” në Bagdad ishte njeri nga vendtakimet e puçistëve të shumtë që përmbysën me grushtshtete shumë qeveri irakiane që nga rrëzimi i Mbretit Fajsal e gjer te Sadam Hyseini. As historianët më të përpiktë nuk mund të flasin me saktësi të plotë sa shumë grushtshete dhe tentim grushtetesh u organizuan në këtë vend, sepse kishte shumë, gati për çdo vit. Të gjitha ato u gatuan në kafene.

Në Bejrut kafenetë kanë qenë gjatë historisë, “kuvende popullore”, “zëri i ndërgjegjes” por edhe shkolla siç ishte “Glass Cafe” e ndërtuar më 1915 dhe gjallon edhe sot me po të njëjtin emër.

Në Bejrut, ndër kafetë më të vjetra, ku kam pirë shpesh kafe është edhe “Cafe Uatani” që e hapi Pashko Vasa, guvernatori i Libanit, në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Ai aty pinte kafe me miq dhe lexonte gazetën “Lubnon” të parën që doli në Liban nga dora e tij. Kjo gazetë ende botohet në Bejrut.

Kur e kemi fjalën te kafenetë, të themi se shumë shtete në botë kanë botuar libra e studime të shumta për kafenetë e vendeve të tyre si simbole të ngjarjeve politike, kulturore e shoqërore në përgjithësi, sepse mbi karriget dhe tavolinat e tyre lindin ide, guxim dhe largpamësi për ndryshime pushtetesh dhe epokash.

Edhe ne në Kosovë i kemi kafenetë tona ku u brumos edhe një pjesë e historisë. Të kujtojmë vetëm “Caffe Alo”, “Hanin e dy Robertëve”, “Caffe Kohën” dhe shumë të tjera në të gjitha anët e Kosovës, si ato, “Te zalli” në Pejë, “Speci” në Ferizaj, Bazhdarhane në Prizren etj. ku dikur me gjysmë zëri thuheshin dhe pëshpëriteshin gjërat e ndaluara nga okupatori. Ishin edhe universitete dhe biblioteka, kur ato na i mbyllën.

Ta ngremë nga një gotë për të gjitha kafenetë, pra edhe për Caffe Ravda dhe Caffe Nofra të Damaskut, që tani po i mbush 250 vjet.

Burimi: Koha Ditore

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix9 orë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix9 orë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix9 orë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix10 orë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix10 orë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Mix10 orë më herët

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet?

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet? Edhe pse e dhimbshme, hernia e diskale është jashtëzakonisht e zakonshme. Kushdo...

Mix10 orë më herët

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një...

Mix11 orë më herët

Mungesa e magnezit, kërcënim i heshtur për shëndetin

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje muskulore, lodhje dhe çrregullime kardiovaskulare. Ushqimet të pasura me...

Mix11 orë më herët

“Indiana Jones” tani edhe në PlayStation 5

Video-loja aksion-aventurë “Indiana Jones and The Great Circle”, dikur i qasshëm vetëm përmes Xbox, tani po integrohet edh në PlayStation...

Facebook