Lidhu me ne

Kryesore

“PS, e vetmja parti që lufton për të bërë shtet”, Rama për socialistët e arrestuar: Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka individë që i përkasin drejtësisë!

“PS, e vetmja parti që lufton për të bërë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar daljen para drejtësisë dhe burgosjen e ish-zyrtarëve socialistë duke u shprehur se faturohen si faje apo e metë e PS-së.

Por kreu i qeverisë theksoi se pa Partinë Socialiste drejtësia nuk do të çlirohej nga kthetrat e pushtetit politik dhe të vepronte pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri.

Rama: Sa i përket drejtësisë mendoj se kam shumë për të thënë. Ka një diskutim që jo u fut ky në burg, jo u fut ai, jo po dënohet ky e ai, dhe këto faturohen si faje, apo si përgjegjësi apo e metë e PS-së. Por pa PS-në, pa vullnetin tonë kurrën e kurrës nuk do të ndodhte kjo që po ndodh që drejtësia të çlirohet nga kthetrat e pushtetit politik të pavarësisht nga pushteti politik dhe të veprojë pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri.

Nuk ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar që nga viti 2012 deri kur bëmë reformën në drejtësi që të ketë 1 të vetëm person të lidhur me pushtetin politik që të jetë vendosur para një drejtësie të pavarur. Fatos Nano u dënua nga një gjykatë politike, s’po flasim për këtë, por për institucione të pavarësuara.

Kjo është një arritje historie e PS dhe as nuk duhet të diskutohet fare se këtu në Shqipëri ka vetëm një parti që po lufton për të bërë shtet. Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces njerëz individë që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo rrugës së PS. Por, sot ka më pak korrupsion sepse sot nëse do të kishte më shumë korrupsion nuk do ishim ulur në tryezën e negociatave të BE.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook