Lidhu me ne

Kryesore

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Rama vijon avazin: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëmEdi Rama

Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”.

Rama ka folur lidhur me drejtësinë, ku i ka atribuar merita PS për arritjet, teksa ka theksuar sa “pa Partinë Socialise drejtësia nuk do të ishte çliruar nga kthetrat e politikës”.

Sipas Ramës sot ka më pak korrupsion se më parë, por në fakt realiteti flet ndryshe.

“Përsa i përket drejtësisë, unë, jo që i shmangem, por kam shumë për të thënë se ka një diskutim të vazhdueshëm dhe të pakuptueshëm për mua. Po jo u fut ky në burg, jo po u fut ai në burg, jo po dënohet ky, jo po dënohet ai dhe këto faturohen si faje, apo si përgjegjësi apo si e metë e Partisë Socialiste.

Po pa Partinë Socialiste, pa vullnetin tonë kurrën e kurrës nuk do të ndodhte kjo që po ndodh që drejtësia të çlirohet nga kthetrat e pushtetit politik, të pavarësohet nga pushteti politik dhe të veprojë pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo i përket tjetri. Nuk ka ndodhur në historinë e popullit shqiptar që nga viti 1912 deri ku ne bëmë reformën në drejtësi që të ketë një të vetëm, person të lidhur me pushtetin politik që të jetë vendosur para një drejtësie të pavarur.

S’po flasim për persona të lidhur me pushtetin politik në kohën e komunizmit apo për personat e lidhur me pushtetin politik në kohën e demokracisë si kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, i cili u dënua, ishte politikan, u dënua, jo nga një gjykatë e pavarur, por nga një gjykatë politike, s’po flasim për këtë, po flasim për institucione të pavarësuara dhe kjo është një arritje historike e Partisë Socialiste dhe nëse jo për asgjë tjetër, vetëm për këtë as nuk duhet të diskutohet fare. Se këtu në Shqipëri ka vetëm, një parti që lufton përditë për të bërë shtet dhe natyrisht që kur thua parti, flet për një kolektivitet të madh njerëzish. Ne rastin e Partisë Socialiste është komunitetit politik më i madh i shqiptarëve dhe sigurisht që si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe Partia Socialiste ka në këtë proces njerëz, individë që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe nuk i përkasin më rrugës së Partisë Socialiste.

Por thënë të gjitha këto një është e sigurt, që sot nuk ka më shumë korrupsion, sot ka më pak korrupsion, sepse nëse sot do kishte më shumë Shqipëria nuk do të ishte e ulur në tryezën e negociatave me Bashkimit Europian. Nuk të pranon njeri në tavolinë për të negociuar me më shumë korrupsion dhe ku parametrat e luftës kundër korrupsionit janë një kusht kryesor, kjo është pak mbase, po që është e sigurt. Po të kishe sot më shumë korrupsion dhe jo më pak korrupsion, Shqipëria nuk do të ishte e para në rajon dhe me diferencë pikësh, 80 pikë ka Shqipëria, ndërkohë që vendi i dytë është me 71, në mos gabohem, dhe pastaj vijnë, të tjerët në rajonin tonë për prokurimet publike, për tenderat pra, për transparencën dhe për efikasitetin e organizimit të tenderave, Shqipëria është e para dhe këtë nuk e them unë, nuk e thotë qeveria, këtë e thotë Sigma dhe sot pas pak, pasi të mbarojmë këtu, kemi edhe një konferencë me Sigmën dhe në shumë aspekte të tjera. Pra, nuk diskutohet që korrupsioni është një problem, që duhet vazhduar të adresohet, po këto krahasime janë komplet, domethënë të krahasosh Shqipërinë e sotme me Shqipërinë e para një dekade duhet të pranosh që i ke vënë dry, i ke vënë dry, drynë memories dhe praktikisht nuk ke asnjë interes për të vërtetën”, u shpreh Rama.

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix9 orë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix10 orë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix10 orë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix11 orë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix11 orë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Mix11 orë më herët

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet?

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet? Edhe pse e dhimbshme, hernia e diskale është jashtëzakonisht e zakonshme. Kushdo...

Mix11 orë më herët

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një...

Mix11 orë më herët

Mungesa e magnezit, kërcënim i heshtur për shëndetin

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje muskulore, lodhje dhe çrregullime kardiovaskulare. Ushqimet të pasura me...

Mix11 orë më herët

“Indiana Jones” tani edhe në PlayStation 5

Video-loja aksion-aventurë “Indiana Jones and The Great Circle”, dikur i qasshëm vetëm përmes Xbox, tani po integrohet edh në PlayStation...

Facebook