Lidhu me ne

Mix

Kate Cassidy rrëfen bisedën e fundit me Liam Payne

Katër muaj pas vdekjes tragjike të Liam Payne, e dashura e tij, Kate Cassidy, ka ndarë mesazhet e fundit që shkëmbyen para se ai të ndërronte jetë.

Kate, e cila ishte në një lidhje me ish-anëtarin e One Direction që nga viti 2022, tregoi se shkëmbimi i tyre i fundit i mesazheve ndodhi pasi ajo ishte larguar nga Argjentina për t’u kthyer në Florida.

Ajo kishte kaluar dy javë me Liam-in në Argjentinë, por ishte kthyer më herët për t’u kujdesur për qenin e tyre, Nala. Ndërkohë, ajo kishte zbukuruar shtëpinë për Halloween dhe mezi priste t’ia tregonte Liam-it.

“Mezi pres të kthehesh në shtëpi dhe ta shohësh si duket, ishte mesazhi i fundit që Kate i dërgoi Liam-it, sipas asaj që tregoi në një intervistë për The Sun, botuar më 5 shkurt.

Përveç mesazhit, ajo ndau edhe fotografinë e fundit që kishte shkrepur të këngëtarit: një moment nga një shëtitje me kuaj, gjatë pushimeve të tyre në Amerikën e Jugut. “Duket kaq i lumtur,” tha ajo për foton.

Vetëm tre ditë pas kthimit të Kate-s në Florida, Liam humbi jetën pasi ra nga ballkoni i dhomës së tij në katin e tretë të një hoteli në Argjentinë. Ai ishte 31 vjeç.

Autoritetet përcaktuan se shkaku i vdekjes së tij ishin plagët e shumta traumatike dhe gjakderdhja e brendshme dhe e jashtme. Megjithatë, hetimet vazhdojnë, pasi raporti toksikologjik zbuloi praninë e substancave në sistemin e tij në momentin e vdekjes.

Ndërsa për Kate-n, humbja e tij mbetet ende e vështirë për t’u pranuar.

“Nuk më duket ende reale që ai nuk është më,” rrëfeu ajo. “Po përpiqem të jem sa më e fortë, por ndjej se jeta ime ka ndryshuar kaq shumë.”

Dhe më tej shtoi: “Mendoj për Liam-in çdo sekondë të ditës.”

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix8 orë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix9 orë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix9 orë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix10 orë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix10 orë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Mix10 orë më herët

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet?

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet? Edhe pse e dhimbshme, hernia e diskale është jashtëzakonisht e zakonshme. Kushdo...

Mix10 orë më herët

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një...

Mix10 orë më herët

Mungesa e magnezit, kërcënim i heshtur për shëndetin

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje muskulore, lodhje dhe çrregullime kardiovaskulare. Ushqimet të pasura me...

Mix10 orë më herët

“Indiana Jones” tani edhe në PlayStation 5

Video-loja aksion-aventurë “Indiana Jones and The Great Circle”, dikur i qasshëm vetëm përmes Xbox, tani po integrohet edh në PlayStation...

Facebook