Lidhu me ne

Radar

Sa realist është plani i Donald Trump, që ka shokuar botën?

Sa realist është plani i Trump, që ka shokuar botën?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse në Lindjen e Mesme. Mjaft vende dhe analistët e kundërshtojnë atë

Nga Janelle Dumalaon, Uashington

Lideri i parë i huaj që vizitoi zyrtarisht Shtëpinë e Bardhë në mandatin e dytë të presidentit Donald Trump është shumë i diskutueshëm. Por vetë vizita e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu – i kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ato që ajo i quan “krime kundër njerëzimit” – nuk është më e diskutueshmja gjatë këtij takimi.

Ishte deklarata e Trumpit për marrjen e Gazësnga SHBA nën kontroll ajo që shkaktoi më së shumti reagime. Trump tha se Amerika duhet të marrë Rripin e Gazës nën kontroll. “Të gjithë me të cilët kam folur e pëlqejnë idenë që Shtetet e Bashkuara të marrin nën kontroll këtë pjesë toke, duke krijuar mijëra vende pune”, tha ai në paraqitjen e përbashkët me kryeministrin izraelit në Shtëpinë e Bardhë.

Trumpi tha se dëshiron të transformojë Gazën në “Rivierën e Lindjes së Mesme” ku “do të jetojnë njerëzit nga mbarë bota”

‘Një shpërqendrim dhe rrugë pa krye’

“Këto deklarata se ne do të marrim këtë vend nën kontroll mund të përmbysin konsensusin dypartiak në SHBA. Kjo ide nuk është as praktike,” thotë Brian Katulis, nga Instituti për Lindjen e Mesme. Kjo rrugë, sipas tij, nuk të çon askund. Pra, është një shpërqendrim i vëmendjes dhe nuk ka gjasa të prodhojë ndonjë rezultat domethënës.”

Bisedat për marrjen e Gazës nga SHBA-të pasuan deklaratat e Trumpit se banorët e Gazës “nuk kanë alternativë” veçse të largohen nga territori i tyre dhe të shkojnë në Egjipt dhe Jordani. Kjo ide është refuzuar me vendosmëri nga presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi dhe mbreti i Jordanisë, Abdullah II.

Nga ana e tij, Netanyahu u duk sikur e pranoi këtë ide të Trumpit, duke thënë se ia vlen t’i kushtohet vëmendje dhe se është “diçka që mund të ndryshojë historinë”. Pranimi në dukje i Netanyahut që SHBA të marrë nën kontroll Rripin e Gazës është një lehtësim për te, në krahasim me presionin e vazhdueshëm që vinin ndaj tij prej dministratës Biden, i cili kërkonte një plan më real.

“Deri më sot, edhe pse është në fuqi armëpushimi, nuk ka asnjë plan real për qeverisjen në Rripin e Gazës. Ai [Netanyahu] kundërshtoi hyrjen e autoriteteve palestineze atje,” tha Katulis, duke shtuar se kryeministri izraelit mund të jetë shumë i kënaqur me idenë që SHBA të marrë kontrollin, por askush tjetër nuk mendon se ajo është vërtret reale.

A do të qëndrojë marrëveshja e armëpushimit?

Është e paqartë nëse idetë e Trumpit për marrjen e Gazës janë reale apo thjesht një zhvendosje e vëmendjes. Por është e qartë se vizita e Netanyahut vjen në kohën e sfidave të mëdha për paqen në Lindjen e Mesme – duke filluar nga hapat e ardhshëm për armëpushimin në Gazë e deri tek mundësia e normalizimit të marrëdhënieve Izrael-Saudi dhe stabiliteti në rajon.

Armëpushimi do të skadojë në mars, nëse Izraeli dhe Hamasi nuk arrijnë marrëveshje për vazhdimin e tij. Hamasinuk dëshiron të lirojë më shumë pengje nëse Izraeli nuk e ndalon luftën dhe nuk tërhiqet nga Gaza. Ndërkohë që Izraeli përsërit vazhdimisht se do të shkatërrojë Hamasin.

“Çmimi që Hamasi do të kërkojë për lirimin e ushtarëve izraelitë do të jetë shumë i lartë,” thotë Jon Alterman, Drejtor i Programit për Lindjen e Mesme në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS). Ndërsa Izraeli kërkon largimin përgjithmonë nga skena të Hamasit. E kjo mund të rëndojë negociatat. Propozimet e deritanishme për shkëmbime nuk janë pranuar. Negociatat kanë ngelur në vendnumro dhe nuk dihet nëse do të kenë sukses.

Pas vizitës gati njëjavore të Netanyahut në SHBA, Izraeli do të dërgojë në Katar një delegacion në negociata rreth marrëveshjes për vazhdimin e armëpushimit me Hamasin. Por Alterman nuk është i sigurt për perspektivën e paqes atje. “Unë nuk jam i sigurt se lufta ka përfunduar atje”, tha ai.

Normalizim marrëdhëniesh Izrael Arabi-Saudite?

Në fazën e dytë të negociatave duhet të bisedohet edhe për projektin e madh të normalizimit të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite. Por kjo duket tani shumë larg. Mes tyre ka mosmarrëveshje shumë të mëdha për të ardhmen dhe statusin e Rripit të Gazës.

“Pa një plan të besueshëm drejt një zgjidhjeje me dy shtete, që përfshin Gazën për palestinezët, asnjë nga këto plane nuk do të rezultojë me sukses,” thotë Katulis nga Instituti i Lindjes së Mesme. “Sauditët nuk do ta pranojnë ndonjë zgjidhje që nuk përfshin krijimin e dy shteteve”.

Dëshirat e Trumpit për të marrë kontrollin në Gazë dhe për të qenë njeriu që arrin normalizimin e raporteve Izrael-Saudi nuk do të realizohen, vetëm pse ai e dëshiron këtë. “Ekziston një bindje e thellë se Trumpi dëshiron ta bëjë këtë vetëm për të thënë se ai është i vetmi që ka mundur ta bëjë një gjë të tillë. Jam skeptik se këto ide mund të realizohen pa u plotësuar kushtet e nevojshme”, tha Alterman.

Dallgët pas deklaratave të Trumpit e bëjnë të paqartë se çfarë është arritur në fakt gjtë vizitës së kryeministrit izraelit në SHBA. Për 47.000 palestinezët e vrarë (sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës) çdo marrëveshje vjen tepër vonë. Për 76 pengjet izraelite, për të cilat akoma nuk dihet asgjë, ende ka shanse. Trump mund t’i shtyjë palët drejt paqes dhe marrëveshjeve. Por idetë për marrjen e Gazës nga SHBA-ja vetëm mund të dëmtojnë proceset e tanishme.

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

Putin urdhëron pashaportizimin e ukrainasve në Rusi deri më 10 shtator

Diskutimet për një paqe në Ukrainë kanë nisur të japin disa efekte administrative në Rusi. Një dekret i Presidentit rus, Vladimir Putin...

Mix3 ditë më herët

4 shenjat e horoskopit më me fat për stinën e Pranverës!

Këto katër shenja të horoskopit janë më të favorizuara nga yjet për stinën e pranverës, sipas astrologëve. Dashi Si shenjë...

Radar3 ditë më herët

Ukraina është vetëm një pjesë e lojës së madhe të Donald Trump!

Shkruar nga Fredi Gray Zgjidhja e konfliktit më serioz në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, është preludi i...

Radar4 ditë më herët

Pastrim i miliona eurove përmes falsifikimit të dokumenteve, Klodian Allajbeu del para gjykatës në Prishtinë. Akuzat e plota

Klodian Allajbeu dhe katër të tjerë kanë dale para Gjykatës Themelore në Prishtinë, të akuzuar për pastrim parash përmes falsifikimit...

Mix4 ditë më herët

Miley Cyrus paditet për ‘Flowers’ me pretendimin se kopjoi këngën e Bruno Mars

Ekipi ligjor i Miley Cyrus nuk arriti të rrëzonte një padi për të drejtën e autorit duke pretenduar se hiti...

Mix4 ditë më herët

Rëndësia e hidratimit – Si ndryshon trupi kur pini ujë

Hidratimi është një nga elementët thelbësore të një jete të shëndetshme. Çdo ditë trupi ynë humbet 2 deri 3 litra...

Mix4 ditë më herët

Lista me ushqimet e shëndetshme që treten lehtë dhe mbajnë trupin në formë

Mund të tingëllojë e çuditshme por shijimi i një ushqimi është tërësisht në ‘duart’ e stomakut. Mënyra se si stomaku...

Mix4 ditë më herët

Sa shpesh duhet të hani nëse dëshironi të humbisni në peshë

Studimet kanë treguar se ndarja e ushqyerjes në tre vakte nuk është një term shumë i vjetëruar nëse misioni juaj...

Sport4 ditë më herët

Çmenduria e tifozit! Merr kredi për të parë ndeshjet e Kombëtares, zbulon shifrën që ka harxhuar

Dy kombëtaret, ajo e Shqipërisë dhe Anglisë do përplasen në ‘Wembley’ këtë të premte të 21 marsit në orën 20:45,...

Radar4 ditë më herët

Demokracitë në rrezik; si po lulëzojnë autokratët nën udhëheqjen e Donald Trump

Shkruar nga Ishaan TharoorTrump dhe Erdogan Politika autoritare po vjen gjithnjë e në rritje. Veprimet e Benjamin Netanyahut të Izraelit,...

Facebook