Lidhu me ne

Temporal

Well done Jorida


Nga Irena Beqiraj

Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i rëndesishëm për të kuptuar kërkesat e elektoratit ndaj përfaqësuesve të vet.

1. Megjithëse unë nuk ndaj të njëjtat ide e analiza në shumëccka me Joridën, edhe mund të debatoja gjatë me të për ekonominë, duket që baza e partisë se saj e ka veçuar faktin që ajo sot është zëri me elokuent ekonomik në PD.

Dhe jo fare çuditërisht. Studimet tregojnë se opinionet e ekonomistëve ndikojnë më shumë në opinionet e shprehura nga publiku. Së dyti, opinionet e shprehura nga ekonomiste femra dukshëm janë më bindëse sesa të njëjtat opinione të shprehura nga ekonomistët meshkuj.

2. Gjekmarkaj i konsideronte gratë pjesë e “haremit” politik, duke luajtur tinëz me konotacionin erotik që ka fjala harem në fjalorin tonë të përditshëm.

Por duke hequr cdo ngjyrim erotik, ka një të vërtetë. Gratë në politikë shpesh vetëofrohen për t’u bërë ndoshta pjesa më e shëmtuar e klaneve politike. Fatkeqësisht pjesa dërrmuese e tyre janë pjesë aktive e politikës që ofron kryesisht argëtim emocional, dhe jo ​​rezultate publike. Kjo është një sëmundje intelektuale; e cila fillon në botën politike dhe më pas përhapet, duke ndotur të gjitha format e të menduarit. Jorida i ka qëndruar larg argëtimit emocional.

Po ashtu ajo ka treguar të jetë ndryshe nga gratë e burrëruara të politikës, të cilave as veshja, as bukuria, as modelet e flokëve, as gërshetat, as spilat në xhaketa e as ndërhyrjet estetike, nuk u japin dot titullin grua.

3. Të gjesh vendin dhe kohën për të komunikuar ç’ka të duket e drejtë, kërkon inteligjencë të lartë emocionale dhe sociale, madje eshtë vija ndarëse që dallon komunikimin toksik nga ai i shëndetshëm. Edhe primaret treguan se demokratët e përçmojnë komunikimin toksik, edhe kanë nevojë për një komunikim të shëndetshëm publik.

Sot ka shumë të rinj të reja, burra e gra qe kanë zgjedhur të krijojnë shpejt një profil politik, çirren protestave, mitingjeve, shahen e rrihen rrugëve, zyrave, televizioneve, duke harruar që shfryrja e të gjitha ankesave dhe akuzave në publik, u ngjan shfryrjes së gazit të zorrëve i cili helmon ajrin për këdo rreth teje për një periudhë të papërcaktuar kohore.

Ndaj në këto primare baza partiake tregoi “pak mirënjohje” për gladiatorët e akuzave. Baza e njeh mirë konstruktin politik “të sakrificave” të tyre.

Përfaqësimi kërkon balancë, kërkon marrëdhënie afatgjatë, kërkon ta konsiderosh veten “si njërin prej tyre”, ndoshta jo më i miri, as më trimi, e as më agresivi , as më i zoti, as ai që ka vëmendjen apo mbështetjen e shefit, por thjesht njeriu i tyre!

Këto primare treguan se njerëzit mund të gjenden larg dhe afër shefave të Partisë, por fuqia e vertetë politike varet nga mbështetja e njerëzve të thjeshtë të bazës!

Well done Jorida!

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix12 orë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix12 orë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix13 orë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix14 orë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix15 orë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Mix16 orë më herët

Billie Eilish: Dikur e kam urryer emrin tim

Billie Eilish mund të ketë fansa në të gjithë botën që e bërtasin emrin e saj, por nëse do të...

Mix16 orë më herët

Chris Martin rrëfen se vuan nga depresioni, zbulon gjërat që e ndihmojnë

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin, së fundmi ndau në Instagram luftën e tij me depresionin dhe se si e menaxhon...

Mix16 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Mix16 orë më herët

Oppo prezanton Pad 4 Pro dhe Watch X2 Mini

Oppo ka zbuluar tabletin Pad 4 Pro me ekran 13.2 inç dhe orën inteligjente Watch X2 Mini me ekran AMOLED...

Facebook