Lidhu me ne

Kryesore

“Adriatik Lapaj më mashtroi. Ai është kurth i Sali Berishës për të përçarë votat e djathta” – Akuzat e Dash Sulës


Deputeti demokrat Dashnor Sula ka rrëfyer ngjarjet rrokamboleske me të cilat është përballur 72 orët e fundit duke akuzuar përveç kreut të PD-së Berisha edhe kreun e Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj.

Përmes një shënimi të gjatë në Facebook, Sula shkruan se Lapaj edhe pse i ri në moshë dhe kryetar i një partie të re, ka mësuar hilet para rregullave.

Më tutje deputeti demokrat thotë se Lapaj nuk është gjë tjetër veç një kurth i Sali Berishës për të çarë votat e djathta ndërsa e akuzon kreun e PD-së se nuk hyn në zgjedhje për t’i fituar ato po për të siguruar pozitat e tij në parti.

Statusi i Sulës

Gjatë këtyre 72 orëve jam gjendur mes një xhungle politike, mes miqsh dhe armiqsh, mes atyre që duan partinë dhe atyre që duan Shqipërinë.

Parlamentin e kam dashur dhe e dua, sepse aty është agora ku jam përpjekur të sjell hallet e njerëzve, të atyre që jam rritur e që po kaloj jetën.

Shpesh për këtë jam parë si njeriu i gabuar, e aq më shumë kur mes simbolikave jam përpjekur që zërin e tyre ta kem në sallën e luksit.

Nuk e prita që partia në të cilën kam besuar do e shpërblente kontributin tim me një pabesi, ngjashëm nga ato që të gjithë i kemi parë në 34 vite.

Pasi Partia Demokratike, ku unë s’jam për kryetarët por për opozitarët, nuk më dhanë vendin që i takon zonës time, më kontaktuan nga formacioni politik i Z. Lapaj.

U shpreha gadishmërinë për tu futur në një garë me ta duke vlerësuar faktin se janë të rinj, mirëpo fatkeqësisht edhe Z. Lapaj paska mësuar hilet para rregullave dhe pa hyrë mirë në politikë më shpejt gënjeka se sa mendoka.

Pasi më bërën pjesë të listës, më thanë jo, nuk mund të japim garanci që njerëzit që kemi vendosur në listë të mbyllur do të dorëhiqen nëse unë fitoja mandatin. Pra mua që do merrja më shumë vota s’do më hapej rruga siç predikon Lapaj kur vendos babain në listë dhe thotë se e kam vënë për ta tërhequr.

Por unë nga padrejtësia ika e s’mund të pranoj një padrejtësi tjetër.

Tani dua t’ia them dy fjalë mbështetësve, atyre që më kanë mbështetur dhe më mbështesin;

1- Kjo “Shqipëria Bëhet” qenkërka një kurth i Dr.Berishës për të mbledhur vota të djathta që vetë z. Berisha nuk arrin ti mbledh dhe duket se paska gjetur një talent të ri të mashtrimit si të atyre sekteve që premtonin takime me Zotin.

2-Edi Rama ashtu qesh e ngjesh e ka thënë tamam atë që demokratët po nuk thanë kënetën e Berishës s’do vijnë kurrë në pushtet.

Po! Berisha është hajmalija e fatit të Edi Ramës. Plani i Berishës për ti ndarë votat e djathta mes tij dhe Lapajt i japin Ramës jo mandatin e 4, por e bëjnë mbret.

Në 20 vite në Politikë me ndërprerje në Parlament, unë kam qenë, jam dhe do të mbetem demokrat. Por për fat të keq emrin tim nuk do e gjeni në asnjë listë. Nuk do e gjeni në listën e PD pasi ai që nuk duron dot lirinë time dhe parimet e mia, më la jashtë pavarësish se në 4 vite kam qenë ndër deputetët më aktiv, pavarësish se dola më i votuari në Elbasan në Primare edhe pavarësish se isha i Pari që hapa siparin e takimeve madhështore në diasporë.

Nuk do e keni as në listën e atyre që ka nxjerrë Dr. Berisha (Lapajt) sepse edhe ai po ecën në hapat e mentorit të tij.

Berisha në 11 maj nuk do që të fitoj zgjedhjet, ai do të krijojë vetëm një grup parlamentar me besnikët e tij që do vijojnë ti bëjnë fresk edhe më 12 maj. Berisha shkeli me të dyja këmbët statutin e PD dhe premtimet e veta dhe u pa qartë se ai as nuk e ka në mend të mund Edi Ramën në zgjedhje. Me kë do e mund me Jenisherin, Kostaq Papën apo me Kujtim Gjuzin?! Apo mos do e mundi duke carë votat e djathta mes tij dhe Lapajt?

Demokratë të ndershëm që keni 12 vite që vuani, “armiku” politik nuk mund të luftohet kur brenda kalasë kemi “kalin e trojës”. Për të luftuar kundërshtarin duhet të forcohemi brenda vetes.

Si bëhet kjo? Rezultati i 11 majit do te na tregojë.

Më 11 maj ne duhet të refuzojmë të përdoremi si mish për top për interesat 1 personi që për të ruajtur pozitat e veta, votat e të djathtëve I ndan mes vetës dhe nismave të reja me filozofi 34-vjeçare të Lapajt.”

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore3 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar3 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook