Lidhu me ne

Radar

Ukraina është vetëm një pjesë e lojës së madhe të Donald Trump!

Shkruar nga Fredi Gray

Ukraina është vetëm një pjesë e lojës së

Zgjidhja e konfliktit më serioz në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, është preludi i një marrëveshje shumë më të madhe mbi Lindjen e Mesme, që mund të kënaqë ambicien e Donaldit për të hyrë në histori si një “legjendë e paqes”…

Për Donald Trumpin dhe Vladimir Putinin, sot është radha e Ukrainës, ndërsa nesër e  mbarë botës. Në telefonatën e tyre të shumëpërfolur që u zhvillua këtë javë, udhëheqësi rus nuk u duk se prodhoi shumë gjëra: një hap drejt një lloj armëpushimi, një shkëmbim të burgosurish, dhe disa gjëra të tjera.

Por Putin e di shumë mirë se Trump dëshiron shumë më tepër sesa thjesht një marrëveshje mbi Donbassin. Zgjidhja e konfliktit më të rëndësishëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, është thjesht preludi i një marrëveshje shumë më të madhe mbi Tokën e Shenjtë, një marrëveshje vërtet historike që mund të kënaqë dëshirën e Donaldit për të hyrë në histori si një “legjendë e paqes”.

Për këtë arsye Trump çoi në Moskë Steve Witkoff, të dërguarin e tij special për Lindjen e Mesme, për të negociuar paraprakisht me Putinin javën e kaluar. Shumë analistëve iu duk e çuditshme që ndërsa Witkoff, Putin dhe Trump po mendonin për ndalimin e luftës në Ukrainë, në Gaza rinisën luftimet midis Izraelit dhe Hamasit.

Ndërkohë Trump urdhëroi një fushatë të re bombardimesh kundër rebelëve Huthi në Jemen të mbështetur nga Irani. E megjithatë këto zhvillime kanë kuptim. Sepse lufta në Ukrainë është vetëm një pjesë e lojës së re të madhe të shekullit XXI-të, e cila tani është e përqendruar në Lindjen e Mesme.

Të dielën në Jeddah, rinisin bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA mbi armëpushimin dhe mikpritësja e tyre, Arabia Saudite, po shfaqet si një ndërmjetësuese më e rëndësishme se Britania apo Franca, ndërsa Brukseli nuk po llogaritet fare.

Keir Starmer kërkon që t’i njihet merita e bindjes së Ukrainën për të pranuar propozimin fillestar të armëpushimit nga Trump. Megjithatë ishte Princi i Kurorës saudite Mohammed bin Salman, ai që ndryshoi qëndrimin e Volodymyr Zelenskyt, duke i ofruar Ukrainës një skemë investimesh miliarda dollarëshe.

Trump dhe Putin mund ta kenë kaluar pjesën më të madhe të bisedës së tyre 90-minutëshe duke u grindur mbi termocentralet ukrainase buzë lumin Dnipro apo mbi manovrat detare në Detin e Zi. Por duket se çështja e Iranit ka qenë po aq e rëndësishme.

Putin ra dakord të shtojë presionin mbi Teheranin, aleatin e Rusisë në rajon, dhe të pengojë programin e tij të armëve bërthamore. “Të dy udhëheqësit, ndanë pikëpamjen se Irani nuk duhet të jetë kurrë në një pozicion të tillë, që të mund të shkatërrojë Izraelin”- u shpreh në deklaratën e saj Shtëpia e Bardhë, qëndrim që u konfirmua pak më vonë edhe nga Kremlini.

Për më shumë se një dekadë, Putin po drejton një fushatë të “presionit maksimal” kundër Ukrainës, e cila kulmoi në luftën që tani mund ta përfundojë ose jo. Trump, Witkoff dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, synojnë të bëjnë diçka të ngjashme me iranianët, duke i shkëputur ata nga të gjithë aleatët, ndoshta me përjashtim të Kinës.

Plani synon falimentimin ekonomik të Teheranit, fuqizimin e Izraelit dhe miqësinë me shtetet arabe. Vetëm disa orë pasi bisedoi telefon me Putinin, Trump “mirëpriti ngrohtësisht” këshilltarin e sigurisë kombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Tahnoon bin Zayed Al Nahyan në Shtëpinë e Bardhë për bisedime dhe një darkë.

Al Nahyan nuk i hoqi syzet e diellit, por askush nuk dukej se e pati problem. Sepse qendra e gravitetit diplomatik global është zhvendosur drejt lindjes. Amerika, Rusia, Kina dhe Turqia, do të konkurrojnë për ndikim mbi Izraelin e madh, një Iran të dobësuar dhe një Ligë Arabe të fuqizuar rishtazi, ndërsa petro-dollarët do të garantojnë rritjen.

Njëkohësisht, India, ekonomia e pestë më e madhe në botë, është menduar të jetë një lojtare kyçe në rendin e ri botëror të Trump. Ishte interesant fakti që ndërsa Trump po bisedonte me Putinin, drejtorja e inteligjencës Tulsi Gabbard, një indo-amerikane e komunitetit fetar hindu, ishte në Delhi duke biseduar me Narendra Modi për thellimin e lidhjeve SHBA-Indi, dhe arritjen e “paqes nëpërmjet një strategjie të bazuar tek realizmi dhe pragmatizmi”.

Nga ana tjetër Evropa dhe Britania, po bëhen gjithnjë e më të parëndësishme në skenën globale. Fushata donkishoteske e Starmer dhe presidentit francez Emmanuel Macron për të formuar një “koalicion të vullnetshëm” ushtarak, që tani po shkon drejt një “faze operacionale”, konsiderohet në qarqet e Trump dhe Kremlin si një përpjekje për ta vazhduar luftën me mjete të tjera.

Në rastin më të mirë jo i dobishëm, dhe në rastin më të keq i pamatur dhe me rreziqe të mëdha. Amerika nuk duket e interesuar që të sigurojë frenat kundër agresionit rus, të cilat Starmer i dëshiron aq shumë. Trump do që Evropa të shpenzojë më shumë për mbrojtjen, por nuk dëshiron ndonjë lëvizje që mund të prishë axhendën e tij për paqen botërore.

Macron dhe Starmer shpresojnë që Putin të jetë tallur me Trump, duke e lënë të presë në telefon, dhe më pas duke mos rënë plotësisht dakord me kërkesat e SHBA-së. Në këtu kushte, krenaria e Komandantit të Përgjithshëm të SHBA-së, do të shfaqet përmes një armiqësi të re ndaj Rusisë dhe një riangazhim dramatik ndaj parandalimit lindor të NATO-s.

Por Trump nuk është aq elegant në sjellje sa mendojnë kritikët e tij. Ai mund të përplaset me Putinin në ditët në vijim, ashtu siç bëri me Zelenskyn, duke postuar fjalë plot mllef në Truth Social ose duke dhënë një tjetër konferencë shtypi plot “zjarr dhe tërbim”.

Megjithatë, kjo do të ishte një kthesë momentale në telenovelën e tij presidenciale. Shfaqja të tilla, janë të mira për rritjen në sondazhe. Problemi është se Trump dhe lëvizja “Make America Great Again”, nuk ndajnë për Rusinë të njëjtën urrejtje që kanë ndaj Evropës.

“Nuk më pëlqen Rusia!”- u shpreh së fundmi Charlie Kirk, zëri de-fakto i MAGA Youth. “Ata nuk janë një shoqëri e lirë. Drejtohen nga një grup gangsterësh dhe banditësh. Por kanë një kulturë të pasur që është e denjë për t’u njohur dhe vlerësuar. Tolstoi është një gjë e vërtetë. Po ashtu Dostojevski dhe Çajkovski. Romani ‘Lufta dhe paqja’ është diçka e vërtetë: një bukuri dhe art i vërtetë”.

Kirk dhe figura të tjera pranë Trump, janë shumë më të interesuar për t’i bërë ballë një bande gangsterësh më afër shtëpisë, pra karteleve meksikane që kanë futur në SHBA sasi të mëdha droge, por edhe emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga Amerika e Jugut.

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe të tjerët, e kanë paralajmëruar qeverinë meksikane të merret me këto probleme, ose do të përballet me veprime ushtarake nga SHBA. Administrata Trump është gati të nisë një sulm ndaj sovranitetit të Meksikës me thuajse të njëjtat terma siç foli Rusia për “operacionin e saj special” në Ukrainë në vitin 2022.

Por efekti do të ishte i ngjashëm: një fuqi e madhe që tregon muskujt dhe zgjeron  kufijtë e saj. Dhe duke pasur parasysh interesin e Trump për të blerë Kanadanë dhe Grenlandën, do të bëhej gjithnjë e më e vështirë të mohohej se Amerika e tij është ekspansioniste. Lufta në Hemisferën Perëndimore dhe paqja gjetkë? Këto janë gjëra të vërteta: një bukuri dhe art i vërtetë!/  “The Spectator”

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook