Lidhu me ne

Radar

Si e shkatërroi Donald Trump rendin botëror

Ndryshimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore, a po formësohet një rend i ri botëror?


Kjo është kriza më e rëndë për sigurinë perëndimore që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe një krizë afatgjatë. Siç thotë një ekspert, “Trumpizmi do të zgjasë më gjatë se presidenca e tij”. Por cilat vende janë të afta të marrin drejtimin ndërkohë që SHBA tërhiqet?

Një moment historik i ndryshimit të fuqisë

Në shkurt të vitit 1947, Britania i komunikoi SHBA-së se nuk mund të mbështeste më qeverinë greke në luftën kundër kryengritësve komunistë. E rraskapitur financiarisht dhe e zhytur në borxhe ndaj SHBA-së, Britania tashmë po tërhiqej nga Palestina, India dhe Egjipti.

SHBA e kuptoi menjëherë se ekzistonte rreziku i rënies së Greqisë nën kontrollin sovjetik, duke ndikuar edhe Turqinë dhe të gjithë Mesdheun Lindor. Për këtë arsye, Uashingtoni ndërhyri shpejt për të mbushur boshllëkun e lënë nga britanikët.

Kështu nisi “Doktrina Truman”, e cila e bëri mbrojtjen e demokracisë jashtë kufijve amerikanë një interes kombëtar të SHBA-së. Pasuan dy iniciativa të mëdha: Plani Marshall që ndihmoi rindërtimin e ekonomive evropiane, dhe krijimi i NATO-s në 1949 për të mbrojtur demokracitë nga Bashkimi Sovjetik.

(Presidenti Truman tha se Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin kombet e lira)

Ky ishte momenti që shënoi kalimin e udhëheqjes globale nga Britania tek SHBA. Amerika, e izoluar më parë, doli nga Lufta e Dytë Botërore si lideri i botës së lirë, duke formësuar rendin botëror sipas vizionit të saj.

Sfida ndaj trashëgimisë së Trumanit

Donald Trump është presidenti i parë që prej Luftës së Dytë Botërore që vë në dyshim rolin global të SHBA-së. Kritikët e tij thonë se ai ka lënë pas dore sigurinë europiane dhe ka afruar vendin me liderë si Vladimir Putin.

(Donald Trump, presidenti i parë amerikan që nga Lufta e Dytë Botërore që sfidon rolin global të Amerikës)

Një nga kritikat e tij të kahershme ndaj aleancave ndërkombëtare është se SHBA ka mbrojtur vende të tjera pa marrë shpërblim të mjaftueshëm. Në 1987, ai kishte shkruar:

“Për dekada, Japonia dhe vende të tjera kanë përfituar nga SHBA. Pse nuk paguajnë për jetët dhe miliardat që ne shpenzojmë për t’i mbrojtur?” 

Ndërkohë, brenda administratës së tij, ka një përbuzje të hapur për Europën. Në mesazhet e publikuara së fundmi, zyrtarë të lartë amerikanë përçmuan mbështetjen e SHBA-së për Europën, duke e quajtur një “parazite” që nuk kontribuon në sigurinë globale.

(Në disa mesazhe të dala në media, një profil me emrin Zëvendës Presidenti JD Vance shkruante: “Unë thjesht e urrej të shpëtoj Europën përsëri”)

Trump madje ka sinjalizuar se nuk do të mbrojë vendet e NATO-s që nuk rrisin shpenzimet për mbrojtjen e tyre. “Nëse nuk paguajnë, nuk do t’i mbroj,” deklaroi ai së fundmi.

NATO dhe siguria europiane në rrezik

Që nga viti 1949, siguria e Europës ka qenë e mbështetur në Nenin 5 të NATO-s, që thotë se një sulm kundër një anëtari është sulm ndaj të gjithëve. Por tani, disa zyrtarë europianë shqetësohen se kjo garanci është në pikëpyetje.

Ish-sekretari britanik i mbrojtjes, Ben Wallace, tha: “Neni 5 është në gjendje kritike. Nëse Europa nuk investon në mbrojtje, do të jetë fundi i NATO-s që njohim.” 

(Trump i tha Rusisë se Ukrainës nuk do t’i jepet anëtarësimi në NATO dhe nuk duhet të presë të rifitojë territoret që ka humbur)

Ndërkohë, sondazhet tregojnë se një shumicë e madhe në Francë dhe Danimarkë nuk e shohin më SHBA-në si aleate. Analistët besojnë se dëmi që Trump i ka bërë NATO-s është i parikuperueshëm.

A ka nisur “fragmentarizimi” i Perëndimit?

Ky është një zhvillim pozitiv për Vladimir Putinin. Moska ka pasur prej kohësh qëllimin e destabilizimit të Europës dhe dobësimit të NATO-s. Ndërsa përçarjet mes SHBA-së dhe Europës shtohen, Kremlini e sheh këtë si një fitore strategjike.

(Takimi i tensionuar i Zelensky me Trump dhe Vance në Shtëpinë e Bardhë në fillim të këtij muaji bëri që një zëdhënës i Kremlinit të deklaronte se “fragmentimi i Perëndimit ka filluar”)

Problemi më i madh për Europën është si të mbrohet pa mbështetjen amerikane. Prej dekadash, shumica e vendeve europiane kanë ulur ndjeshëm shpenzimet ushtarake. Britania, për shembull, ka shkurtuar buxhetin e mbrojtjes me 70% që nga Lufta e Ftohtë.

Disa liderë, si kancelari i ardhshëm gjerman Friedrich Merz, po kërkojnë që Evropa të ndërtojë një industri të mbrojtjes të pavarur nga SHBA. Por një projekt i tillë do të përballet me ndasi të thella brenda Evropës.

A është ky fundi i rendit botëror të pas Luftës së Ftohtë?

Me qëndrimin e tij, Trump duket se dëshiron të shkatërrojë sistemin ndërkombëtar të bazuar në ligjet dhe sovranitetin e vendeve të vogla. Ai dhe Putin ndajnë një vizion të botës ku fuqitë e mëdha imponojnë vullnetin e tyre mbi të dobëtit.

Por çfarë do të ndodhë nëse një vend i NATO-s sulmohet? Askush nuk e di me siguri se çfarë do të bënte Trump. Por një gjë është e qartë: Europa nuk mund të mbështetet më verbërisht te SHBA-ja.

(Ish-presidenti Harry Truman nënshkruan Traktatin e Atlantikut të Veriut, duke themeluar zyrtarisht NATO-n)

Sfida kryesore tani është të ruhet uniteti, të investohet në mbrojtje dhe të shmanget varësia nga ndonjë fuqi e madhe. Sepse për herë të parë në pothuajse 80 vjet, Europa mund të mbetet e vetme përballë kërcënimeve globale.

Përshtatur nga BBC In-depth

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore18 orë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar18 orë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore1 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix1 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet2 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore2 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore6 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix6 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix6 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook