Lidhu me ne

Aktualitet

“Je bashkë me Ramën në marrëveshje”, Basha i përgjigjet ndjekësit: Më ke ngatërruar me shokun Sali! Ai bashkoi votat me kryeministrin

"Je bashkë me Ramën në marrëveshje", Basha i

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatet për deputetë Taulanda Jupi dhe Diana Toma, zhvilloi një takim me disa të rinj, ku bëri edhe një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët në Facebook.

Dhe gjatë bashkëbisedimit me komentuesit, politikani iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama duke i thënë se edhe pse bën montazhe për të replikuar me të, ende nuk i kthen përgjigje qytetarëve pse nuk përmend më kthimin e amerikanëve në Prokuroinë e Posaçme. 

Pjesë nga bashkëbisedimi i Bashës me qytetarët:

Basha: Mirëmëngjes të dashur miq. Ju përshëndes nga kafja e mëngjesit këtu nga sheshi Willson në zemër të Tiranës, në zemër te trafikut të mëngjesit të Tiranës, në një kafe me miq të nderuar, Taulanda Jupi, kandidaten tonë për deputete. Me doktoresh Diana Tomën, kandidaten tonë tjetër, me studentë. Në fakt kishim lënë një kafe për të diskutuar për fushatën, për problemet e rinisë, por pse jo edhe një komunikim të drejtpërdrejtë me ju për gjithçka që shkruani, e pyesni qoftë në inbox të facebook, apo një pjesë prej jush të instagramit. Shumë të rinj te instagrami, por të komunikuar dhe live sepse normalisht leximet dhe përgjigjja e mesazheve është një gjë, ndryshe është të komunikojmë live. Kështu që drejtpërdrejtë ju përshëndes dhe çfarëdo pyetjes apo diskutimesh mund të keni, mund ta nisim direkt.

-Ore ti e ke në terezi.

Basha: Jo nuk e kam fare në terezi, as unë as njerëzit. Po ta kisha në terezi nuk futeshim në këtë betejë. Nuk e ka shumica as shumica e shqiptarëve. Për terezi e kishin vetëm disa…gjysma kanë shkuar te vendi, gjysma kërcejnë në rubrikën “hu më hu”…e ndjek atë rubrikën “hu më hu”, më duket është live ai që bën atë rubrikën çdo mëngjes.

-Ti je bashkë me Ramën në marrëveshje.

Basha: Po, po unë jam bashkë me Ramën në marrëveshje, prandaj bashkova votat me Ramën. Prandaj mbylla listat. Më ke ngatërruar me shokun Sali. Ai bashkoi votat me Ramën. Unë kam qenë dhe jam përbalë tij dhe falë inicitivave ligjore që kam marrë ia kam paketuar shumë shokë. Ka dalë te ajo rubrika “hu më hu” në mëngjes dhe po thotë lloj-lloj gjërash vetëm nuk jep përgjigje për një pyetje që ma bëjnë dhe mua qytetarët. Amerika është kthyer fuqishëm në SPAK. E pyeta “Pse mo Ramë s’i kthen përgjigje njerëzve, ti the u tërhoqën, ata janë në SPAK.” Kaq shumë është mërzitur, seç ka bërë një montazh dje për të më kthyer përgjigje po punën e SPAK se përmend fare. Si e mendoni ju është lajm i mirë apo i keq që Amerika u kthye në SPAK.

Të ka ikur truri, bëj ndonjë vizitë.

Basha: Truri ju ka ikur ju që vazhdoni dhe votoni Ramën. Shikoni programin tonë dhe kandidatët tanë dhe më 11 maj mos i thoni trurit mirupafshim, vendoseni në punë dhe votoni koalicionin euroatlantik.

MË TEPËR

Kioske52 minuta më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix58 minuta më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore2 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar3 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix4 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar4 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar6 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix6 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore7 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix7 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook