Lidhu me ne

Radar

“Where to pee in Gjirokastra?”


Nga Auron Tare

Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja 8 të rinj që ishin kthyer me faqe nga muret e shtëpive dhe bënin shurrën. Ata pak kalimtare që shkonin kalldrëmeve e mbanin kokën drejt sikur donin të mos shihnin se ç’bëhej para syve të tyre.  I indinjuar ndalova dhe pashë se ishin të rinj të huaj që qeshnin me njëri-tjetrin.

Ndjesë, ju thashë, çfarë po bëni? Ka gra që kalojnë rrugës, është turp.

Me një anglishte me theks frëng po mundoheshin të shpjegoheshin se kishin nja 10 minuta që vinin vërdallë dhe nuk po dinin ku të shkonin.

Po pse këtu në mes të lagjes e bëni i pyeta? Nuk keni respekt për kulturën e vendit – vazhdova unë duke sjellë në mend se qyteti Flamand prej nga ata vinin, Bruzhit, ishte një qytet Muze si Gjirokastra.

Ndjesë, ndjesë po thonin belgët e rinj duke ngritur duart përpjetë sikur ishin dorëzuar.

“But where to piss in Gjirokastra Sir” m’u drejtua njëri prej tyre.

Në fakt i inatosur nga skena teksa zbrisja kalldrëmit po vrisja mendjen. Nuk më kishte zënë halli asnjë herë kalldrëmeve të Gjirokastrës  dhe kur mendova se ç’kishin hequr të zinjtë belgë më ra inati. Duke ecur nëpër Pazar zbrita Sheshit të Çerçizit dhe nja dy miqve që i takova në shesh i pyeta.

Ore ku shkoni ju për të pshurrur, se më pyetën disa belgë?

Në shtëpi, më thane, ku të vemi, këtu nuk ka asnjë banjë hapur. Po si ka mundësi i pyeta. Këtu u bë  edhe gjithë ky shesh?  Ore sheshi u bë, më thane, po kush mendoi për banjë. Shyqyr që nuk harruan Çerçizin.

P.S. foto ilustruese

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske35 minuta më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix42 minuta më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore1 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar3 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix3 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar4 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar5 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix6 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore7 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix7 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook