Lidhu me ne

Radar

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit të fundit të konfliktit në Ukrainë. Raportimi nis me një përgjim audio të komunikimeve të trupave koreane në rajonin e Kurskut më 1 dhjetor, përgjim që sipas agjencisë i është vënë në dispozicion nga shërbimet ukrainase. Në total Korea e Veriut ka dislokuar 14 mijë trupa në konflikt, nga të cilët 3000 kanë qenë zëvendësim për humbjet e pësuara.

Agjecia vlerëson se ndihma koreane, në njerëz dhe municion I ka krijuar Rusisë një avantazh kritik në fushëbetejë, një vlerësim ky i qarkulluar disa herë që në fillim të raportimit të lajmit se Pheniani kishte vendosur përfshirjen në luftë.

Investigimi ilustrohet me pamje satelitore të anijeve ruse që presin ngarkesa në Korenë e Veriut dhe bëhet fjalë për 64 dërgesa për 20 muaj ku janë kaluar 16 000 kontenierë. Për ta vënë në kontekst, agjencia sjell në vëmendje faktin se Ukraina ka arritur të qëndrojë në betejë me ndihmë thelbësore nga Perëndimi dhe vetëm Çekia i ka dhënë 1.6 njësi municioni. E megjithatë Ukraina nuk ka asnjë siguri ushtarake.

Furnizimi korean konsiston edhe në njësi të tilla si 120 sisteme artileirie automatike me rreze të gjatë, 120 sisteme raketore të shumëfishtë lëshimi. Mendohet se këto dhe të tjera i dhanë avantazh ushtrisë ruse. Disa vlerësime operative flasin për konsum të 10 000 qitjeve ditore të artilierisë nga të dyja palët çka vuri në pikëpytje rezerva e tyre dhe aftësinë për të furnizuar frontin. Agjencia thekson se furnizimi ka nisur që nga shtatori 2023.

MË TEPËR

Kioske2 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix2 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore2 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar4 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix4 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar5 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar7 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix7 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore8 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix8 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook