Lidhu me ne

Kryesore

Rinia “kukull”, gënjeshtra e re e politikës Shqiptare!

Nga Dr. Ardit Haxhija

Rinia “kukull”, gënjeshtra e re e politikës Shqiptare!

Tani që zgjedhjet po afrojnë në Shqipëri, televizonet dhe rrjetet sociale janë mbushur me “të rinj premtues”, që promovohen si “shpresa e re” e politikës. Po le ta themi troç: na keni hapur barkun me këtë gënjeshtër të madhe.

Na shiten si mendjet e ndritura të së ardhmes ata që s’kanë punuar asnjë ditë në jetë. S’kanë dhënë kontribut në profesion, s’kanë ndërtuar kurrë asgjë. Disa prej tyre mezi kanë mbaruar një shkollë, e të tjerë janë kthyer nga jashtë me diplomë në xhep dhe me një histori të lodhur në gojë:
“Mbarova jashtë, por u ktheva për t’ju shpëtuar.”

Realiteti? Asnjë vend normal s’të mban në kurriz pa dhënë produkt. Kur nuk i vlejnë askujt jashtë, kthehen këtu dhe e shesin kthimin si sakrificë. Në fakt është thjesht një vend për t’u strehuar në sistem – ku “puna” është të lexosh deklaratat e liderit dhe të brohorasësh në televizor.

Kush përfiton nga kjo farsë?
Nga njëra anë, liderët politikë që duan ushtarë të bindur, jo njerëz me mendje të lirë e me integritet.
Nga ana tjetër, këta të rinj parazitë, që zënë vende në parlament dhe paguhen majmë për të shitur teori boshe e për të recituar fjali që s’i kanë menduar kurrë vetë.

Politika nuk është trampolinë për fëmijët e ish-funksionarëve.
As karrierë për ata që janë shkolluar me lekët e babit, e tani duan të zëvendësojnë babin në Kuvend. Kjo nuk është meritokraci, është trashëgimi politike me emër tjetër.

Shpëtimi i këtij vendi nuk janë këta “të rinj”.
Shpëtimi janë të rinjtë që kanë punuar fort, që janë shkolluar në universitetet më të mira të botës, që kanë ndërtuar karrierë të ndershme dhe kanë kontribuar me vite në fushat e tyre. Ata që dinë të çojnë një projekt deri në fund, që kanë prodhuar vlera reale.

Ata janë të rinjtë që Shqipëria i ka me bollëk – por që politika i mban larg. Sepse janë të zotë, të pavarur, dhe nuk janë të komandueshëm.

Ndaj, mos na shisni përralla me “të rinjtë shpëtimtarë” të partive. Jepuni të rinjve vendin që meritojnë në ekonomi, në arsim, në teknologji. Politika u takon atyre që e kanë provuar veten në jetën reale – jo atyre që e kanë zëvendësuar jetën me teori.

/Podiumi.com – Media online prej vitit 2016

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix14 orë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix14 orë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Radar14 orë më herët

Tom Doshi nga Saranda: E dua pushtetin për t’ju shërbyer të varfërve

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, gjatë një takimi elektoral në Sarandë u bëri thirrje qytetarëve të besojnë tek...

Radar14 orë më herët

Salianji, mesazh qytetarëve nga qelia: Vrisni frikën, gjithçka do ndryshojë në 100 ditët e para të qeverisë së PD. 11 Maji do jetë ditë çlirimi

Nga qelia e burgut në Fier, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët...

Mix14 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Ditë më të mira po vijnë! Java që na pret sjell realizëm dhe optimizëm. Prapavija e Plutonit në Ujor fillon...

Radar15 orë më herët

Berisha shpalos programin: Unë kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë

Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës në Burrel, deklaroi se “Edi Rama mandatin e do për të shpëtuar nga...

Radar15 orë më herët

Xhonatan Islami bën uljen e gabuar me parashutë, shpëton me lëndime të lehta

Xhonatan Islami ndodhet në spital por në gjendje të mirë shëndetësore. Këto janë informacionet më të fundit për të riun...

Aktualitet18 orë më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar19 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Facebook