Lidhu me ne

Kryesore

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale të 11 majit nga qyteti i Gjirokastër.

Kjo deklaratë u shoqërua me reagime të shumta dhe bëri që në orët e vona të së martës, Edi Rama të postojë një video në rrjetet sociale ku kërkon falje.

“Është vonë, por nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore, por të mos kërkosh ndjesë kur gabon nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cenuar fëmijët autik dhe me siguri kam lënduar prindër të tyre duke folur për autizëm politikë, shprehje që diku më ka mbetur në mendje sepse është përdorur shpesh edhe në literaturë politike e akademike e më doli sot krejt pa dashje. Ja që u desh të gaboja e pastaj të mësojë që prej vitesh konsiderohet e papërshtatshme dhe në fakt me plotë të drejtë. Prandaj kërkoj ndjesë dhe u garantoj se kam jo respekt, por admirim për ta dhe të gjithë prindërit me aftësi të veçanta çka dhe më ka shtyrë të nxisë dyfishimin e mbështetjes nga qeveria.

Ndërsa lehaqenieve që i kam nga pas dhe që u kapën pas fëmijëve autik si i mbyturi pas fijes së barit për të fituar ndonjë pikë në sytë atyre prindërve të nderuar, kjo do të jetë një motiv më shumë që ta shpenzoj çdo energji timen deri në 11 maj që t’u japim mësimin e merituar për të gjithë ato prapësi të tyre të panumërta në kurriz të këtij vendi dhe këtij populli”, tha Rama.

MË TEPËR

Kioske1 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix2 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore2 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar4 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix4 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar5 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar6 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix6 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore7 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix8 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook