Lidhu me ne

Aktualitet

I riu Murat Dani, nga universitetet angleze per t’u shërbyer me modesti banorëve të Bulqizës

Në një kohë kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për energji të re dhe ide të freskëta, Murat Dani vjen si një ndër zërat më premtues të skenës politike.


Lindur në vitin 2001 në qytetin e Bulqizës, Murati ka ndjekur gjithmonë rrugën e sfidës dhe përparimit personal. Që në moshën vetëm 6-vjeçare, ai la vendlindjen për të ndjekur studimet në “Turgut Ozal College” në Tiranë. Pas shumë përpjekjesh dhe rezultateve të shkëlqyera, në moshën 16-vjeçare u zhvendos në Angli, ku vijoi shkollimin në “D’Overbroeck’s International School” në Oksford, një ndër institucionet e arsimit më prestigjioze në botë.
Pas përfundimit të shkollës së mesme, Murati vazhdoi rrugën e dijes në “City St George’s, University of London”, ku u diplomua në Inxhinieri Elektrike dhe Elektronike. Por, përkundër mundësive të shumta jashtë vendit, ai zgjodhi të kthehet në Shqipëri.
I shtyrë nga dashuria për vendlindjen dhe dëshira për të kontribuar në ndryshimin e saj, Murat Dani aplikoi në platformën “Deputeti që duam” dhe u përzgjodh mes qindra aplikantëve si kandidatët për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës.
I ri në moshë, por me një vision të qartë për vendin e tij Dibrën, Murati në qendër të angazhimit të tij ka motivimin e të rinjve që të kthehen dhe të kontribuojnë në zhvillimin e Shqipërisë, duke e çuar vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian në vitin 2030.
Por jo vetëm kaq. Murat Dani e sheh Dibrën si një zonë të pasur me burime natyrore të jashtëzakonshme dhe me një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi.
Si inxhinier elektrik, ai beson se ky potencial paraqet një mundësi të reale për ta shndërruar Dibrën në një nga qarqet kryesore të prodhimit të energjisë së rinovueshme në Shqipëri.
Në vizionin e tij, zhvillimi i Dibrës duhet të përfshijë gjithashtu ndërtimin e parqeve fotovoltaike, si ai që është në fazën e nisjes në zonën e Gjoricës, dhe shfrytëzimin e potencialit të erës përmes parqeve eolike.
Ky lloj investimi do të bëjë që Dibra të pozicionohet si një aktor kyç në transformimin e Shqipërisë në një eksportuese të rëndësishme të energjisë elektrike në Europë.
Një tjetër prioritet i fushatës së tij është zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë, sektorë të cilët ai i konsideron si motorrët e ekonomisë së Dibrës.
Murat Dani angazhohet për:
• Rritjen e subvencioneve dhe mbështetjes direkte për fermerët;
• Përmirësimin e infrastrukturës bujqësore për çdo fshat;
• Krijimin e qendrave grumbulluese dhe ruajtëse për produktet bujqësore;
• Nxitjen e agroturizmit dhe promovimin e produkteve tradicionale të Dibrës;
• Ofrimin e asistencës teknike për fermerët, për rritjen e cilësisë dhe sasisë së prodhimit.

Sot, Murat Dani është shumë më tepër se një kandidat për deputet. Ai është një përfaqësues i një brezi që nuk kërkon më justifikime, por zgjidhje. Një brez që kërkon të ndërtojë një Shqipëri moderne, dinjitoze dhe europiane.
Me integritet të lartë, përkushtim të sinqertë dhe vlera të palëkundura, Murat Dani mishëron frymën e re të Partisë Socialiste dhe të të gjithë atyre që besojnë në ndryshimin pozitiv.
Ndaj më 11 maj, voto për ndryshimin! Voto numrin 5! Voto Murat Danin – për një Dibër më të fortë, më të zhvilluar dhe më të drejtë!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix2 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix2 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix2 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix2 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix2 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix2 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix2 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix2 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix2 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook