Lidhu me ne

Sport

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit.

“Muri i bardhë” është shembur pasi u godit nga 55 dëmtime, të shpërndara në 10 mbrojtës që kanë grumbulluar 2,005 ditë jashtë vetëm në tri sezonet e fundit. Ndikimi i dëmtimeve që ka tronditur linjën mbrojtëse gjatë kësaj periudhe, ka qenë prej kohësh një dhimbje koke për Ançelotin, i cili ka shteruar kapacitetin e tij krijues për t’u përballur me një mungesë të paparë mbrojtësish. Gjatë tri sezoneve të fundit, rekordi i dëmtimeve që ka prekur mbrojtësit e Madridit ka qenë shkatërrues.

Alaba ka pësuar 7 lëndime dhe 520 ditë pushim: Militao numëron 6 dëmtime dhe 444 ditë jashtë fushave; Karvahal 8 dëmtime dhe 294 ditë; Mendi 9 dëmtime dhe 348 ditë; Rydiger 6 dëmtime dhe 122 ditë; Lukas Vaskez 7 dëmtime dhe 104 ditë; Vajeho 5 dëmtime dhe 94 ditë; Naço 3 dëmtime dhe 33 ditë; Fran Garsia 1 dëmtim dhe 9 ditë; Odriozola 3 dëmtimeve dhe 43 ditë. Kjo është lista e plotë e pengesave fizike dhe ditëve jashtë për mbrojtësit që kanë qenë pjesë e skuadrës së Realit të Madridit që nga sezoni 2022- 23, ku gjashtë prej lojtarëve të dëmtuar u është dashur të qëndrojnë jashtë fushave, të paktën 100 ditë.ADVERTISING 

Një makth për Ançelotin, i cili mund të numërojë me gishtat e duarve numrin e herëve që ka luajtur kundër mbrojtjes së tij, e cila supozohet të jetë e shkëlqyer, gjatë tri sezoneve të fundit. Ai ka arritur ta bëjë këtë gjashtë herë këtë sezon në 57 ndeshje (Karvahal, Rydiger, Militao dhe Mendi), asnjë sezonin e kaluar (Karvahal, Militao, Alaba dhe Mendi) dhe 10 në sezonin 2022-23 (Karvahal, Militao, Alaba dhe Mendi).

NJË MBROJTËS I PASTËR NË DISPOZICION – Dëmtimi i trefishtë i Rydiger, Mendi dhe Alaba e lënë Fran Garsian si mbrojtësin e vetëm të disponueshëm në ekipin e parë për momentin. Karvahal, Militao, Rydiger, Mendi (mbrojtja titullare me të cilën Ançeloti e nisi sezonin në Superkupën e Evropës) dhe Alaba janë të dëmtuar. Lukas Vaskez nuk është mbrojtës, Vajeho nuk ka qenë lojtar titullar për shtatë muaj dhe Asensio ndonëse titullar është lojtar i ekipit të dytë të Realit. Një mbrojtës i pastër është ajo që ka lënë Ançeloti pas një krize të paparë lëndimesh. Reali i cili e nisi sezonin me shumë pak burime, por gjatë zhvillimit të sezonit ka parë se si dëmtimet kanë lënë gjurmën e tyre në linjën më të dobët të Madridit, mbrojtjen. Pas lamtumirës së Naços, mungesës së firmës me Leni Joro, dëmtimit të rëndë të lojtarit të ri Joan Martínez (basti i madh për të përforcuar ekipin e parë) dhe vonesës në periudhën e rikuperimit të David Alaba, Madridi e filloi sezonin në gusht me gjashtë mbrojtës të pastër: Karvahal, Rydiger, Militao, Mendi, Fran Garsia dhe Vajeho. Tre muaj më vonë, perspektiva ishte e zymtë dhe Ançeloti duhej të llogariste vetëm tre mbrojtës: Rydiger, Mendi dhe Fran Garsia. Karvahal dhe Militao i thanë lamtumirë sezonit, Vajeho ndaloi së numëruari pas 10 minutash kundër Alavesh dhe Alaba ende nuk kishte një datë rikthimi, një moment në të cilin hyri në skenë lojtari i të rinjve Asensio.

“CIRK” PRAPA – Ançeloti është detyruar të bëjë “cirk” çdo javë për të hartuar një linjë mbrojtëse. Trajneri ka vënë në fushë 27 mbrojtje të ndryshme në 57 ndeshje, dhe 17 prej tyre i ka përdorur vetëm një herë. Gjashtë lojtarë të ndryshëm kanë luajtur në mbrojtje në të djathtë (Karvahal, Lukas Vaskez, Valverde, Asensio dhe Lorenco Aguado), katër në të majtë të mbrojtjes (Mendi, Fran Garsia, Kamavinga dhe Alaba) dhe nëntë të tjerë kanë luajtur në qendër të mbrojtjes (Rydiger, Militao, Alaba, Asensio, Tçuameni, Karvahal, Diajoko, Valabogule). Për më tepër, trajneri është detyruar të rreshtojë një mbrojtje me dy mesfushorë të krahut (Valverde dhe Kamavinga), një qendërmbrojtës të Kastiljes (Asensio) dhe Rydiger.

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar2 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar2 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal2 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Aktualitet2 muaj më herët

Ben Blushi: Shqiptarët e pasur do jetojnë si rusë, shqiptarët e varfër si turq

Shkruar nga Ben Blushi Të pasurit do të pasurohen duke u kthyer ne oligarki, të varfërit do të varfërohen duke...

Kritike2 muaj më herët

Albana Koçiu dhe reforma e madhe: një cigare më pak, një status më shumë

Gjithë ditën qarkulloi si lajm i madh: një zv.ministër tymoste në lokal dhe ministrja e Brendshme vendosi ta shkarkojë. Një...

Kryesore2 muaj më herët

Po bëhemi gati për çdo gjë, por Rusia kërkon një Traktat të ri për armët strategjike

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka njoftuar përgatitjen e vendit të tij, forcave ushtarake strategjike për çdo eventualitet pas...

Facebook