Lidhu me ne

Kryesore

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë qark.

Kreu i PS theksoi se Bashkia Shkodër është më e paprekura nga investimet e qeverisë shqiptare në dekadën e fundit, pasi në krye të saj ishin demokratët, të cilët, sipas tij, kanë refuzuar bashkëpunimin, shkruan A2.

“Ndryshe nga të gjitha qarqet e tjera, në këtë qark ka një gropë prej 10 vitesh. Gropa është e Bashkisë së Shkodrës. Deri përpara se këtu Beneti të merrte detyrën, këtu nuk bëhej fjalë për projekte. Në një dekadë, Shkodra ka marrë më pak investime në këtë qark. Jo se nuk kemi dashur, por nuk kishim bashkëpunim. Gjithsesi ka një gjë që më bën shumë krenar, por që është një nga shumë mitet e ngritura artificialisht, pa asnjë bazë. E keni dëgjuar frazën: “Edi Rama nuk do veriun, nuk do veriorët. Në atë pemën e komplikuar të familjes time, e kam në rrënjë. Me historinë e Shkodrës kam qenë shumë i lidhur. Gjyshja ime katolike më ka ndikuar shumë. At Zef Pëllumbin kam pasur privilegjin ta kem mik”, tha Rama, përpara se të niste rezymenë.

“Këtu, 315 kilometra rrugë të brendshme në qarkun Shkodër në dekadë. Sot, 95% e territorit ka akse të aksesueshme, o me rrugë të bardha, o me rrugë me asfalt. Më shumë se çerek miliard euro investime për qarkun e Shkodrës: 414 projekte. Rindërtimi urban: afro 50 milionë euro, dhe këtu flasim për Malësi e Madhe, Pukë, Fushë-Arrëz, Vau i Dejës dhe këtu një pjesë e konsiderueshme ka hyrë tani dhe është Bashkia Shkodër.
Ujësjellës-kanalizime: 73 milionë euro janë investuar deri tani në 43 projekte.
Energjia: 124 projekte, 809 milionë euro investime.
Bujqësia: 43 milionë euro mbështetje për qarkun e Shkodrës.
Arsimi: këtu është për të ardhur keq që nuk kemi më shumë, por tani ka filluar të ndryshojë për shkak të projekteve të reja të shkollave në Shkodër.
Shëndetësia: 19 milionë euro, 56 projekte.
Kultura: 3.5 milionë euro, me Benetin besoj që do shkojë më shumë.
Investimi i përgjithshëm i qeverisë për qarkun e Shkodrës: 1.31 miliardë euro”, u shpreh Rama.

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook