Radar
Xhonatan Islami bën uljen e gabuar me parashutë, shpëton me lëndime të lehta

Xhonatan Islami ndodhet në spital por në gjendje të mirë shëndetësore. Këto janë informacionet më të fundit për të riun i cili u rrëzua pak minuta përpara spektaklit me fishekzjarre në Himarë.
Të gjithë e njohin Xhonatanin si djali i cili është i apasionuar pas sportit ekstrem të hedhjes me parashutë, duke ndjekur ‘gjurmët’ e babait. Fatmirësisht Xhonatan Islami nuk pësoi dëmtime të rënda nga aksidenti.
Kujtojmë se Xhonatan Islami është në një lidhje dashurie me moderatoren e njohur, Roza Lati. Çifti e bëri publike lidhjen në vitin 2024. Ishte parashutisti ai që postoi fillimisht një foto, ku konfirmonte zërat që qarkullonin askokohe, për një romancë mes tij dhe Roza Latit.
Gjithsesi, nga ana e Rozës nuk ka asnjë postim në rrjetet e saj sociale lidhur me incidentin.



