Radar
“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu
Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit.
Duke komentuar një sondazh të publikuar nga Report Tv, ai tha se Berisha do marrë rezultat edhe më të dobët se në vitin 2021.
Spahiu tha gjithashtu se forcimi i partive të reja do shpërbëjnë PD-në dhe rikonfigurojnë opozitën.
“Përsëri qenka pak PS, 75 mandate, sepse skema elektorale e favorizon partinë e madhe. Risi në këto zgjedhje sipas sondazhit është rezultati i dobët i PD-së. Pra, Edi Rama ka lindur me kollare, sepse ka përballë Sali Berishën. Dhe ajo që shoh unë këtu është se Sali Berisha do marrë rezultatin më të dobët edhe se në vitin 2021 dhe dukshëm vjen në tkurrje. Ky është shansi i fundit për të, madje Berisha e ka edhe trenin e fundit të tij. Forcimi i partive të reja, absolutisht shënon rënien dhe shpërbërjen e Partisë Demokratike dhe çon në konfigurimin e opozitës në të ardhmen.” – Spahiu.