Lidhu me ne

Radar

Pse Berisha nuk asnjë shans të fitojë zgjedhjet e 11 Majit!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Pse Berisha nuk asnjë shans të fitojë zgjedhjet e 11 Majit!

Gjithë kjo luftë pa fare nivel e Saliut e solli gjendjen që nga asgjëja të vinte një asgjë për vetë Sali Berishën.

Si është sot gjendja politike dhe shoqërore, tre ditë para zgjidhjeve elektorale për qeverinë e re në Shqipëri?

Gjithçka ecën me qetësinë e asgjësë. Dhe kjo po tregon që, edhe pse jemi përpara zgjedhjeve të reja në 11 maj të këtij viti, nuk po ndihet asnjë lloj lëvizjeje që të tregojë se jemi përballë një tensioni elektoral.

Dhe pse po ndodh kjo?

Duke i qëndruar praktikave zgjedhore në rang kombëtar në përplasjen për drejtimin e pushtetit politik në Shqipëri, kjo situatë qetësie e këtij lloji ndodh vetëm atëherë kur opinioni publik është i sigurt për fituesin e zgjedhjeve.

Debate të vakëta dhe pa ide po zhvillohen sot.

Socialistët po ndihen të sigurt, kurse Partia Demokratike nuk ka se çfarë të thotë.

Dhe opinioni publik e di se nuk ka asnjë gjë të re, por edhe fituesi, që dihet se janë socialistët, nuk ka tension dhe po qëndron i qartë në krijimin e tij të sigurisë paraprake, për fitoren që do të korrë në datën 11 maj.

Në të vërtetë na duhet të themi se kjo është kriza e Partisë Demokratike.

Por kriza e Partisë Demokratike në fakt është kriza  e kryetarit të saj. Prandaj kjo situatë krize e ka larguar Partinë Demokratike nga impenjimi për fitoren e mundshme, dhe kjo po kuptohet.

Janë sondazhet që e nxjerrin Partinë Socialiste deri në 12 pikë përpara, por është edhe intuita e demokratëve që e dinë se ata nuk kanë një lidership fitues.

Kjo ka ndodhur sepse ajo parti është e pushtuar nga Sali Berisha, i cili tani dihet se është nongrata në Amerikë për korrupsion, dhe me gjithë familjen e tij.

Por, si shpjegohet që ky kryetar ta mbajë peng një parti që është përfaqësuese e dyzet përqind të elektoratit shqiptar?

Kjo çështje ka hyrë ndërkaq në një fenomen absurd, sepse Sali Berisha që është kryetari i Partisë Demokratike, është edhe i akuzuar nga SPAK për korrupsion.

E pra, e kuptoni se çfarë po ndodh?

Sali Berisha që është duke u gjykuar për korrupsion nga SPAK, me mendjelehtësi mendoi se, duke qenë në krye të Partisë Demokratike, ai do ta fitonte pushimin e çështjes penale të ngritur kundër tij. Dhe prandaj, shumë shpesh gjatë kësaj kohe, ai ka kërcënuar SPAK- un se, kur ai të vinte në pushtet, do ta shkatërronte atë si institucion.

Asgjë.

Gjithë kjo luftë pa fare nivel e Saliut e solli gjendjen që nga asgjëja të vinte një asgjë për vetë Sali Berishën.

Prandaj sot në Shqipëri ka marrë fund çdo mundësi që zgjedhjet e 11 majit të këtij viti të fitohen nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha.

Por duke u ndodhur përballë këtij fenomeni, ne na duhet të themi këtë shprehje për humbësin e pritshëm të këtyre zgjedhjeve:

Asgjëja e mosasgjësë së asgjësë sime, mua Saliut, ma shkallmon kaq shumë mendimin, sa, me asgjënë që kam brenda meje, unë po vajtoj për humbjen time në zgjedhjet e 11 majit 2025.

MË TEPËR

Radar2 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix2 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix2 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix2 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix2 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix2 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix2 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix2 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix2 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix2 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook