Kryesore
Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.
Kjo është e vërteta lakuriq.
Kushdo që thotë se është faji i Dumanit që nuk arreston popullin, është nën efektin e traumës së humbjes.
Sigurisht që ka pasur blerje votash nga PS-ja; por kur vota shitet në ankand, natyrshëm lind një pyetje:
Cili është kriteri që të ekzistojë një ankand?
Kriteri është që i zoti i “plaçkës” (votës) të mos e konsiderojë më të vlefshme mbajtjen e saj.
Pra, poseduesi është i bindur se ajo “plaçkë” nuk i hyn më në punë për ndonjë gjë tjetër.
Këtu vijmë te opozita, e cila kishte për detyrë të ndryshonte këtë bindje – dhe nuk ia doli.
Asnjë sistem blerjeje votash nuk mund të krijojë këto hendeqe, nëse ka frymë dhe shpresë.
Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt. Të lumtë!
Tani investo sa të mundesh që opozita të mbetet ashtu siç është – jepi, mos u kurse!