Lidhu me ne

Radar

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë dorë nga lufta dhe do të dorëzojë armët.

Ky vendim vjen pas një thirrjeje të bërë në shkurt nga lideri i burgosur i grupit, Abdullah Ocalan, që organizata të shpërbëhet.

Fillimisht, PKK synonte krijimin e një shteti të pavarur për kurdët, të cilët përbëjnë rreth 20% të popullsisë së Turqisë. Megjithatë, në vitet e fundit, grupi është fokusuar më tepër në kërkesa për autonomi dhe të drejta më të mëdha për kurdët, sesa në ndarjen territoriale.

Më shumë se 40,000 njerëz kanë humbur jetën që nga fillimi i kryengritjes.

PKK, e shpallur organizatë terroriste nga Turqia, BE-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, tha se ka përmbushur misionin e saj historik dhe do të braktisë metodën e luftës së armatosur.

Në shkurt, Ocalan, 76 vjeç, bëri thirrje që lëvizja të dorëzojë armët dhe të shpërbëhet. Ai ndodhet në izolim në një burg në një ishull në Detin e Marmarasë që nga viti 1999.

Në një letër të shkruar nga burgu, Ocalan tha: “Nuk ka alternativë ndaj demokracisë për ndërtimin e një sistemi politik. Konsensusi demokratik është rruga themelore.”

Nuk dihet ende se çfarë do të fitojnë Ocalan dhe mbështetësit e tij në këmbim të shpërbërjes së PKK-së, por ka spekulime se mund të merret në konsideratë lirimi me kusht i tij.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook