Lidhu me ne

Radar

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo që bie në sy janë votat e pakta të partive të vogla dhe të reja. Nga numërimi i 1791 kutive nga 5225 në total, rezulton se nga 13-15 % të votave kanë shkuar për partitë e vogla përfshirë edhe PSD-në. Nga këto 4% e përkthyer në 3 mandate ka PSD e Tom Doshit, ndërkohë që Mundësia dhe Nisma me nga 3 % kanë nga një mandat, ndërsa një mandat ka edhe Bashkë e Arlind Qorrit me 1 % të votave.

Asnjë mandat nuk kanë siguruar deri më tani Koalicioni Djathtas për Zhvillim dhe ai Euroatlantik, po kështu edhe AKSH e Elena Kocaqit dhe Lëvizja Atdheu e Kreshnik Osmanit.

Këtë herë me shumë mundësi do të kemi për herë të parë në parlament Partinë Bashkë të  përfaqësuar me një deputet, si edhe Nisma dhe Mundësia me nga një deputet, ku në karrigen e kuvendit shanset janë të shohim drejtuesit e këtyre partive.

Ndërkaq nga numërimi i deritanishëm Partia Socialiste po shkon drejt mandatit të katërt qeverisës me 53% të votave ose 83 mandate, ndërsa PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 34% të votave ose 51 mandate. 

MË TEPËR

Radar6 ditë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix6 ditë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix6 ditë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix6 ditë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix6 ditë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix6 ditë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix6 ditë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix6 ditë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix6 ditë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix6 ditë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook