Lidhu me ne

Kioske

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk lë vend për asnjë interpretim. Shqiptarët kanë votuar për të ndryshuar opozitën.

Në vitin 2021, koalicioni i Partisë Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim morën së bashku 730 mijë vota. Në vitin 2025, koalicioni i Partisë Demokratike, bashkë me pasaardhësen e LSI-së brenda, projektohet se do të marrin gjithsej rreth 480 mijë vota brenda vendit dhe afro 535 mijë vota duke përfshirë edhe ato të diasporës.

Pra, opozita ka marrë në këto zgjedhje 250 mijë vota rrumbullak më pak brenda vendit se sa katër vite më parë, kur drejtohej nga Lulëzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Madje edhe nëse përfshihet vota e diasporës sërish opozita do jetë 200 mijë vota më pak se sa në vitin 2021. Kjo është një tkurrje asgjësuese.

Në krahun tjetër të spektrit politik, kështjella e Edi Ramës vetëm fortifikohet. Projeksionet e votës brenda vendit me 95 për qind të kutive të numëruara, tregojnë se Partia Socialiste do të shkojë rreth 725 mijë vota në total. Kjo është rreth 40 mijë vota më pak se në vitin 2021.

Por nëse përfshihet dhe vota e diasporës, Partia Socialiste dhe Edi Rama mund të shkojnë në total në rendin e 830 mijë votave.

Me pak fjalë, shqiptarët mendojnë se opozita ka qeverisur keq, siç shkruan shpesh me ironi Lutfi Dervishi. Ose më saktë, opozita është qeverisur keq.

Një opozitë që ndrydhet në këto ritme dramatike, e ka të detyrueshme të dëgjojë zërin e qytetarëve. Opozita duhet të ndryshojë.

Dhe ndryshimin e saj duhet ta bazojë sërish tek zëri i qytetarëve. Votat nominale janë aty. Bashkë me to edhe emrat që ngjallin besimin e elektoratit.

Me sa duket, shqiptarët mendojnë se Ilir Alihmehmeti, Jorida Tabaku në Tiranë dhe Fisnik Qosja në Kavajë duhet të jenë e ardhmja e opozitës shqiptare. Përndryshe opozita nuk do të jetë më Partia Demokratike. Por Toma. Dhe pastaj PD nuk do i duhet më askujt. As vetë Doktorit.

Ndoshta Edi Rama mund t’i fitojë zgjedhjet sërish edhe nëse do të ketë përballë një tjetër doktor nga ai që ka patur tashmë prej dy dekadash. Por kështu të paktën nuk do të ishte më faji i opozitës.

Dhe Partia Demokratike do të shpëtonte nga preteksi i përjetshëm acarues i armatës së grive, indiferentëve, të shiturve, të blerëve, larushëve atyre pa parti apo dhe të djathtëve, që thonë se nuk e votojnë Sali Berishën dhe Flamur Nokën. 

Të paktën, kjo do të rrëzonte edhe alibinë publike të sulltanatit të Edi Ramës. 

/Kapitali

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook