Kioske
Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do jemi sërish në fushatë, me të njëjtat fytyra, të njëjtat premtime dhe, pse jo, të njëjtat justifikime.
Mendoni pozitivisht: keni kohë plot për të bërë analiza, për të gjetur tradhtarët e radhës brenda radhëve tuaja dhe për të zbuluar skenarin famëkeq që ju ndaloi fitoren… prapë.
Se për ide të reja, duket se jeni mirë me ato të vjetrat. Guxim, katër vjet janë vetëm një pauzë tjetër para zhgënjimit të radhës!”