Lidhu me ne

Kioske

Pse fitoi Jorida Tabaku


Nga Indrit Vokshi

Jorida Tabaku ka marrë 20% të votës së PD në Tiranë.

Lënia në listë të hapur nuk është problem, mirëpo bëhet problem sepse merret si mesazh se Sali Berisha nuk e do në parlament, nuk e ka aq të rëndësishme, pranon edhe ta rrezikojë – mesazh për partinë dhe militantët ky.

E kështu, Jorida Tabaku doli në fushatë e shoqëruar nga perceptimi se Sali Berisha nuk e do aq shumë. Mirëpo jo të gjithë demokratët janë një prerje. Jo të gjithë ëndërrojnë t’i vënë minat Ambasadës Amerikane, jo të gjithë e shohin me heroizëm rrahjen grusht me policinë, jo të gjithë flasin me gjuhën e tipit “bajlozt e krimit, baront e drogs.. po pooo”.

Jo të gjithë besojnë në konspiracione pa lidhje, jo të gjithë xhirojnë spote me tavolina me pjata. Kjo trupë janë nja 30% e demokratëve. Këta janë potencialisht “euroatlantikë” mirëpo nuk shkuan te Basha pasi Basha jo domosdo ishte euroatlantiku më i spikatur edhe pse ishte kryetar i partisë euroatlantike, sikurse Berisha është kryetar i Partisë Demokratike por është më pak demokratiku. Emri jo gjithmonë korrespondon me realitetin.

Arsyeja e dytë: Organizimi dhe puna. Ditën kur u la në listë të hapur, mendimi im ka qenë ky: Sot e ka betejën e parë politike në jetë. Ato të mëparëshmet skanë qenë beteja, kanë qenë vende të sigurta në lista partie, kanë qenë pak si qyl, kjo është beteja e parë.

Ajo e ata nuk zhgënjyen në ketë pikë. Kontaktuan çdo person, u morën me çdo kuti, si dhe krijuan aleanca të shumëfishta me shumë faktorë të PD. Tipike si “oficerë partie” me përvojë nëpër fushata.E treta dhe më e rëndësidhmja: Profili publik i Jorida Tabakut e ka ndihmuar cilindo për të kërkuar votë për të.

Qëndrimet që ka mbajtur, modeli që ka ruajtur, gjërat për të cilat ka folur e ka luftuar, e kanë profilizuar mirë në publik si politikane e të nesërmes e me perspektivë, jo si politikane e të djeshmes që duhet hedhur pas krahëve.

Këto janë pak a shumë arsyet spikatjes dhe marrjes së 20,000 votave personale. Sigurisht, tani, ma merr mendja se Jorida e ka aq zgjuarësi të heshtur sa për të mos e lejuar veten të dehet nga kjo gjëja dhe të dëgjojë zërat që mund të thonë dil bëj namin. Votat i ka marrë për deputete.

E fakti që shumëkush habitet si u votuan Tabaku e Alimehmeti, tregon se perceptimi dhe imazhi për PD është shumë i keq, njerezit mendojnë se janë 100% formacion i tipit Al-Nusra.

Suksese!

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook