Lidhu me ne

Kioske

E keni parë Saliun që nuk flet më fare për SPAK – un?

Problemin Saliu e ka me SPAK

Nga Spartak Ngjela

Rama tallet me Saliun, kurse Saliu dihet që është në hall. Sepse është në SPAK me akuzë për korrupsion.

Dhe akuzën nuk e ka të lehtë.

E keni parë Saliun që nuk flet më fare për SPAK – un?

Se e ka shpresën tek veglat e tij që mendohet se i ka ende në SPAK. Po këto vegla, a kanë fuqi nëse janë vërtet si edhe vargu i korrupsionit Sali?

Jo, asgjë nuk bëjnë dot jashtë ligjit në SPAK, se janë të detyruar të respektojnë ligjin ngaqë tani kanë ardhur në SPAK edhe ekspertët ndërkombëtarë, njëlloj si edhe disa muaj më parë.

Domethënë që pritet sigurisht drejtësi në SPAK për këtë rast?

Po Saliu, a mund të marrë pafajësi?

Për këtë nuk e di se çfarë të them, sepse ai është një proces penal dhe unë nuk i njoh provat. Kurse tani që do të fillojë procesi në fakt, sigurisht që do të njihemi saktësisht me provat dhe do ta shoh profesionalisht edhe procesin.

Gjithsesi duhet të theksojmë se përderisa u rikthyen ekspertët ndërkombëtarë në SPAK, kuptohet se edhe elita ndërkombëtare që po mbështet Shqipërinë do t’i qëndrojë devizës që ka thënë edhe ish- presidenti Biden kur u shpreh: “Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga korrupsioni”.

Ja, kjo është gjendja, por ata që po merren me historinë aktuale dhe politike të Shqipërisë kuptohet se janë në SPAK, dhe sigurisht që SPAK do të vijojë të japë drejtësi, ashtu siç ka funksionuar deri tani, që nga krijimi kushtetues i tij si një Gjykatë e Posaçme.

Dhe, për faktin që politika amerikane u rikthye sërish në aktivitetin pro-shqiptar për ndihmë juridike në SPAK, sigurisht që, besimi te vlera e SPAK si një pushtet gjyqësor i drejtë dhe profesional, do të vijojë të reflektojë në opinionin publik të Shqipërisë.

Dhe duhet të kuptohemi drejt: nëse ndërkombtarisht nuk do të kishte filluar reforma në drejtësi në Shqipëri, shoqëria shqiptare do të shkonte drejt një shpërndarjeje të thellë.

Por tani që SPAK po vijon punën sërish me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare, tregon që korrupsioni i lartë shqiprar i ka ditet e numëruara. në Shqipëri.

Dhe na duhet të theksojmë gjithashtu se Shqipëria vijon të jetë sërish një interes i madh i politikës amerikane. Dhe ne duhet të jemi të qartë se, sa më i madh të jetë konflikti politik midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, aq me e madhe do të jetë nevoja historike e Amerikës për të pasur një partnership të fortë me Shqipërinë dhe politikën shqiptare.

MË TEPËR

Kryesore1 javë më herët

Bushati ia thotë në sy Berishës: Në Tiranë krimi s’ka ndikim dhe ju humbët thellë. Saliu: Komisionerët tanë i shitën zgjedhjet, se iu ikte koka

Sali Berisha, i ftuar në Syri Tv, iu përgjigj gazetarit Andi Bushati, i cili tha se pse u dorëzuan komisionerët...

Sport2 javë më herët

VIDEO: Kamionisti publikon pamjet e para pas aksidentit tronditës të Diogo Jota

Një kamionist ka filmuar makinën e tipit Lamborghini të portugezit Diogo Jota pak minuta pas aksidentit të mesnatës, teksa automjeti...

Radar2 javë më herët

Ish-kryeministri izraelit: Të ndalet lufta në Gaza, njerëzit po vriten në radhë për bukë

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert, i njohur për qëndrimin e tij dialogues dhe për bashkëpunimin me intelektualë palestinezë si Sari Nusseibeh,...

Mix2 javë më herët

Elena Ferrante: Mos përgojoni gratë

Përktheu: Loreta Bërhami Si është e mundur, më pyesin njerëzit, që nuk njeh qoftë edhe një kurvë? Patjetër që njoh:...

Mix2 javë më herët

Kush nuk mund të hajë domate?

Fruti i kuq lëngshëm dhe freskues i mbushur me likopen është i dashur nga të gjithë dhe konsiderohet një ushqim...

Mix2 javë më herët

Boronicat, si t’i përdorni për uljen e tensionit të gjakut

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe...

Kryesore2 javë më herët

Humbja e thellë më 11 Maj – Lefter Maliqi: Duhen dorëheqje në PD! Nëse s’bëjmë analizë, Rama do na turpërojë përsëri

Nëse opozita nuk bën një analizë të thellë brenda vetes së saj me rigjenerim strukturash, dorëheqje të njerëzve që dështuan...

Mix2 javë më herët

Q5: Roboti i ri humanoid me AI të përparuar që bën gjëra të paimagjinueshme

Në vitet e fundit, robotika humanoide ka përjetuar një përshpejtim të paparë, me Kinën që po e vendos veten si...

Mix2 javë më herët

4 gjëra që bëjnë njerëzit autentikë pa u munduar fare

Carl Jung ka thënë: “Privilegji i jetës është të bëhesh ai që je vërtet.” Si qenie njerëzore, shumica prej nesh dëshirojmë të...

Mix2 javë më herët

Shenjat e horoskopit të cilave u hapet “porta e parave”!

Dashi Vëmendja juaj tani është te financat tuaja. Mërkuri në Demi nga 10 deri më 25 maj është i mirë...

Facebook