Lidhu me ne

Aktualitet

“Zgjedhjet ishin një farsë”, Berisha: U shkel hapur dokumenti i Kopenhagenit, Kushtetuta dhe kodi zgjedhor

“Zgjedhjet ishin një farsë”, Berisha: U shkel hapur

Sali Berisha i quan farsë zgjedhjet e 11 majit dhe flet për ligjet ndërkombëtare e dokumentin e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira, ndërkohë që procesi i numërimittë votave po shkon drejt fundit dhe nuk ka asnjë ndryshim rezultati. Në një deklaratë për mediat nga selia blu kreu demokrat thekson se ajo që ka ndodhur me 11 Maj, është një përmbysje e plotë e parimeve më themelore të zgjedhjeve të lira.

“Në ligjet ndërkombëtare, dokumentin e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira, Kushtetutën e vendit dhe kodin zgjedhor, kërkohet që në një proces zgjedhor të zhvillohet në përputhje me përcaktimet e këtyre ligjeve, këtyre parimeve. Në të kundërt ai nuk është një proces zgjedhor, por një farsë zgjedhore. Ndaj dhe unë kërkoj mirëkuptimin e medieve të heqin nga fjalori i tyre zgjedhje dhe të zëvendësojnë me fjalën farsë zgjedhore. Kjo sepse në këto zgjedhje u shkelën parimet më themelore të zgjedhjeve të drejta, për të cilat Shqipëria ka firmosur dokumentin e Kopenhagenit. Shqipëria ka mishëruar këtë dokument dhe parimet e këtij dokumenti në Kushtetutën e vendit dhe në kodin zgjedhor. Ajo që ka ndodhur me 11 Maj, dhe të gjithë periudhën pararendëse, për zgjedhjet e 11 Majit, është një përmbysje e plotë e parimeve më themelore të zgjedhjeve të lira, të cilat kërkojnë që zgjedhësit të shprehin mendimin e tyre lirshëm për përfaqësuesit që zgjedhin”, u shpreh Berisha.

Sipas kreut demokrat kontrolli i vullnetit të zgjedhësve ishte i gjithëformshëm, i shumëformshëm dhe i përhapur në mbarë vendin.

“Është bërë tashmë e njohur se kontrolli i vullnetit të zgjedhësve ishte i gjithëformshëm, i shumëformshëm dhe i përhapur në mbarë vendin. Ishte i gjithëformshëm nga miklimet, nga influencat gjer tek kërcënimet dhe revolja në ballë. Pra, parimi, cilido që kërkon të ballafaqohet me të vërtetën, duhet të lexojë dokumentet ndërkombëtare dhe kombëtare për zgjedhjet, në rast se ai do të respektojë dinjitetin e tij, vlerat e vërteta që beson ose duhet të besojë”.

Një tjetër parim sipas Berishës që u shkel në këto zgjedhje është edhe ai që ndan shtetin ligjor nga shteti partiak, duke e bërë garën sipas tij fiktive.

“Që Shqipëria pati farsë elektorale, të cilën njerëzit e lirë kurrë nuk mund ta pranojnë. Në këto zgjedhje dhe në këtë vend u shkel një parim tjetër ndër më themelorët i një sistemi demokratik. Parimi kusht që ndan shtetin ligjor nga shteti partiak. Dhe kjo ndodhi në mijëra e mijëra raste. Çfarë thotë pika 5, fraksion 4? Zotohen për një ndarje të qartë të shtetit dhe partive politike. Në veçanti, partitë politike nuk do të përzihen me shtetin. Ja pra çfarë përcakton dokumenti ndërkombëtar për zgjedhje të drejta. Që në momentin kur ti garon me një parti shtet, ato nuk janë zgjedhje por janë farsë elektorale. Merr fund procesi zgjedhor sepse garë nuk ka. Gara është fiktive për arsye se ti ke në fushë në ndeshje një shtet që ka mbrapa buxhete miliardash, që ka një logjistikë të pafundme, që ka të gjitha mjetet e dhunës dhe një apo disa forca politike pa asnjë lloj mjeti mbrojtës ndaj këtij shteti barbar në raport me zgjedhjet”.

MË TEPËR

Radar2 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix2 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix2 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix2 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix2 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix2 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix2 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix2 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix2 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix2 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook