Lidhu me ne

Radar

Gjenocidi i heshtur: 326 të vdekur nga uria, 14 mijë foshnja në prag vdekjeje, Netanyahu mbyll dyert e jetës në Gaza

Gjenocidi i heshtur: 326 të vdekur nga uria, 14 mijë foshnja në

Ndërsa OKB ul sirenat e alarmit, Perëndimi ngurron të veprojë: A po ndëshkohet një popull i tërë para syve tanë?

Në heshtjen e krimeve të luftës, Izraeli po shkruan një nga kapitujt më të errët të historisë moderne me bllokadën totale ndaj Gazës. OKB paralajmëron: 14 mijë foshnja mund të vdesin në 48 orë.

Prej 2 marsit 2025, Rripi i Gazës është kthyer në një burg të hapur, ku uria, mungesa e ujit dhe barnave, kanë marrë jetën e të paktën 326 palestinezëve, shumica fëmijë dhe të moshuar.https://imasdk.googleapis.com/js/core/bridge3.695.1_en.html#fid=goog_1301561921

Sipas Al Jazeera dhe burimeve të OKB-së, mbi 1.17 milion njerëz po përballen me uri ekstreme, në atë që është quajtur “kriza më e rëndë e urisë së shkaktuar nga njeriu që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Izraeli, nën udhëheqjen e Benjamin Netanyahu, jo vetëm që ka ndaluar hyrjen e ndihmave humanitare, por ka shkatërruar sistematikisht infrastrukturën jetike të Gazës, spitalet janë jashtë funksionit, uji i pijshëm është luks i rrallë, ndërsa sëmundjet infektive janë kthyer në epidemi.

Komuniteti ndërkombëtar, përveç ndonjë deklarate të zbehtë, duket i paralizuar. Franca, Britania dhe Kanadaja kanë folur për sanksione dhe rritje ndihme, por asgjë nuk e ka ndalur makinën ushtarake izraelite. BE ka paralajmëruar një “rishikim” të marrëveshjeve tregtare me Izraelin, ndërsa SHBA vazhdon të qëndrojë e përmbajtur, duke mos ndërmarrë asnjë hap real.

Sipas OKB-së, 14 mijë foshnja janë në prag të vdekjes nëse nuk hapen menjëherë korridoret humanitare. Por Izraeli justifikon bllokadën si masë sigurie për të parandaluar furnizimin e Hamasit, një argument që po përdoret për të justifikuar ndëshkimin kolektiv të një popullsie të tërë.

A është kjo vetëm një krizë humanitare apo një gjenocid në kohë reale, me miratimin e heshtur të një bote të lodhur e të nënshtruar?

MË TEPËR

Radar2 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix2 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix2 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix2 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix2 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix2 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix2 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix2 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix2 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix2 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook