Lidhu me ne

Mix

Sydney Sweeney po shet sapunë me ujë nga vaska e saj dhe interneti s’po pushon!

Sydney Sweeney po shet sapunë me ujë nga vaska e saj dhe interneti

Nëse menduat se marketingu kishte arritur kulmin me trendet e çuditshme të rrjeteve sociale, mendohuni përsëri. Aktorja Sydney Sweeney është vënë në qendër të vëmendjes (dhe kritikave), pasi do të nxjerrë në treg një sapun në bashkëpunim me markën e njohur Dr. Squatch. Detaji që ka ndezur internetin? Sapunët janë bërë me ujë nga vaska e saj personale. Po, e lexuat mirë.

Pas reklamës virale të Dr. Squatch ku ajo shfaqej duke bërë një banjë të ngrohtë plot shkumë, Sydney vendosi të përfshijë shkumën e përdorur në xhirime në një produkt të ri, Bathwater Bliss – një sapun i cili, sipas përshkrimit zyrtar, “kombinon rërën eksfoliuese dhe lëvoren e pishës me një sasi të vogël shkume nga reklama virale”.

Sydney Sweeney po shet sapunë me ujë nga vaska e saj dhe interneti

Në deklaratën e saj, Sydney u shpreh me humor: “Kur fansat fillojnë të kërkojnë ujin e banjës, ose i injoron, ose e kthen në sapun.” Ajo shton se produkti është “i çuditshëm në mënyrën më të mirë të mundshme” dhe se, përtej konceptit viral, funksionon si çdo sapun tjetër cilësor.

“Sinqerisht mendoj se është një moment vërtet argëtues, sepse fansat gjithmonë bëjnë shaka kur thonë se duan ujin tim të vaskës. Unë mendova: Kjo është thjesht një mënyrë shumë e mirë për të nisur një bisedë me audiencën dhe për t’u dhënë atyre atë që duan. Por gjithashtu shpresoj t’i inkurajoj të kujdesen për veten në një mënyrë të shëndetshme,” tha aktorja për GQ.

Sydney Sweeney po shet sapunë me ujë nga vaska e saj dhe interneti

Interneti? I ndarë në dy kampe

Reagimet nuk kanë munguar. Disa e quajnë një ide kreative dhe “masterclass marketingu”, shumë të tjerë e kanë konsideruar si një veprim që e dëmton reputacionin e saj si aktore serioze.

“Ky është rezultati kur fansat e tu janë kryesisht burra. Të shohin vetëm si objekt seksi,” shkruan dikush. “Pas gjithë atyre lotëve për t’u mos u seksualizuar, tani po shet ujë nga banja?!” thotë një tjetër. “Sydney, je më shumë se një fytyrë e bukur. Je një aktore premtuese – sillu si e tillë.”

Madje, pati dhe komente më thumbuese: “Kjo tingëllon si diçka që do e shiste një vajzë në OnlyFans.”

Sapunët do të jenë në shitje nga data 6 qershor dhe do të jenë vetëm 5,000 copë. Ndërkohë, njerëzit janë të bindur që do shiten menjëherë – sepse, siç duket, kur bëhet fjalë për kombinimin “yll Hollywood-i + ujë nga banja + marketing absurd”, gjithçka është e mundur.

Pyetje: A është më e çuditshme ideja apo fakti që do shitet menjëherë? 

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook