Lidhu me ne

Mix

Fjalimi emocional i José Saramagos kushtuar gjyshërve: Ata më mësuan si të jetoj…

Më 10 dhjetor 1998, shkrimtari portugez José Saramago mori Çmimin Nobel për letërsi. Aty mbajti një fjalim të mrekullueshëm para Akademisë Mbretërore të Suedisë, në kujtim të gjyshërve të tij. I quajti si njerëzit më të mençur që kishte takuar ndonjëherë.

Që të dy analfabetë, gjyshërit nuk i kishin dhënë nipit të tyre të vogël as libra, as art, dhe as muzikë. Por, ata i kishin përcjellë diçka po aq të çmuar. Një këndvështrim mbi botën dhe jetën, e cila nga ana e saj kishte farkëtuar botëkuptimin e Saramagos, duke lënë tek ai një shenjë të shndritshme dhe të pashlyeshme.

Njeriu më i mençur që kam njohur në këtë botë, nuk dinte as të lexonte edhe as të shkruante. Në orën 4 të mëngjesit, kur sapo niste të zbardhte dita, ai zgjohej dhe shkonte në arë për të ushqyer disa derra, pjelloria e të cilëve ushqente atë dhe gruan e tij.

Prindërit e nënës sime jetuan në këtë varfëri. në fermën e vogël të derrave, të cilët pasi rriteshin u shiteshin fqinjëve në fshatin tonë Azinhaga në provincën Ribatejo. Gjyshërit e mi ishin Jerónimo Meirinho dhe Josefa Caixinha dhe ishin të dy ishin analfabetë.

Gjatë dimrit, kur i ftohti i natës arrinte të ngrinte edhe ujin në depozitat brenda shtëpisë, ata shkonin në stallë. Merrnin në krahë derrat më të vegjël dhe i shtrinin në shtratin e tyre bashkëshortor. Ngrohtësia njerëzore i shpëtonte kafshët e vogla nga ngrirja. Shmangte ngordhjen e tyre të sigurt.

Edhe pse ishin që të dy njerëz të sjellshëm, nuk ishte shpirti i dhembsur ai që i shtynte të vepronin ashtu. Pa sentimentalizëm apo retorikë, ajo që u interesonte ishte mbrojtja e bukës së tyre të përditshme. Siç është e natyrshme për njerëzit, që për të mbijetuar nuk mendojnë për asgjë tjetër përveç asaj që është e domosdoshme.

Dhe ndonjëherë gjatë netëve të nxehta të verës, gjyshi më thoshte pas darke: “José, sonte le të flemë të dy nën pemën e fikut”. Në fermë ishin edhe dy pemë fiku. Ai që ishte më i madhi sepse ishte më i vjetri, kishte qenë gjithmonë fiku për të gjithë anëtarët e familjes.

Unë nuk mund ta dija nëse ai ndalonte së foluri kur e kuptonte se më kishte zënë gjumi Nëse ai vazhdonte të më tregonte gjëra në mënyrë që të mos linte në mes përgjigjen që unë nxisja pa pushim në pauzat më të gjata që ai krijonte qëllimisht gjatë rrëfimit të historive: “Po pastaj?”.

Ndoshta ai i përsëriti historitë për veten e tij. Mbase si një mënyrë për të mos i harruar ato. Apo edhe për t’i pasuruar me detaje të reja. Në atë moshë, siç të gjithë kemi bërë, ndoshta nuk është nevoja të them por e imagjinoja gjyshin tim Jeronimo si padronin e të gjitha njohurive të botës.

Kur në agimin e parë të dritës së ditës së re, më zgjonte kënga e zogjve… Gjyshja ime, të cilën e kishte zgjuar gjyshi im por që ishte ngritur para tij, më vendoste një tas të madh me kafe me disa copa bukë. Më pyeste nëse kisha fjetur mirë. Nëse i tregoja asaj ndonjë ëndërr të keqe që vinte nga tregimet e gjyshit, ajo me qetësonte gjithmonë.
“Mos i kushto aspak vëmendje, në ëndrra nuk ka asgjë të qëndrueshme”.

Nuk kishte sesi të ishte ndryshe. Një mbrëmje para derës së shtëpisë së saj të varfër, ku ajo jetonte tashmë vetëm, duke treguar me dorë yjet e mëdhenj dhe të vegjël mbi kokën e saj, më tha këto fjalë:
“Bota është kaq e bukur, dhe është mëkat që ne duhet të vdesim!”.

Ajo nuk tha se kishte frikë nga vdekja. Thoshte se ishte për të ardhur keq që ekzistonte vdekja, a thua se jeta e saj e vështirë përmes punës së vazhdueshme, pikërisht në momentet afër fundit, po merrte hirin e një lamtumire supreme, ngushëllimin e një bukurie të ri-zbuluar.

Ajo ishte ulur para derës së një shtëpie që nuk mund ta imagjinojë askush tjetër në botë, sepse në të jetonin njerëz që mund të flinin me derrat si të ishin fëmijët e tyre, njerëz të cilëve u vinte shumë keq të largoheshin nga jeta pikërisht sepse bota është e bukur.

Shumë vite më vonë, duke shkruar për herë të parë për gjyshin tim Jeronimo dhe gjyshen time Josefa, më në fund isha i ndërgjegjshëm se po i transformoja njerëzit e zakonshëm ashtu siç ata ishin në personazhe letrarë, dhe se kjo ishte ndoshta një mënyrë për të mos i harruar ata.

Duke vizatuar dhe ri-vizatuar fytyrat e tyre me lapsin që e ndryshon gjithmonë kujtesën, duke ngjyrosur dhe ndriçuar monotoninë e një rutine të përditshme pa horizont, gati si për të krijuar në hartën e paqëndrueshme të kujtesës, një realitet të mbinatyrshëm të vendit në të cilin ata vendosën të jetonin.

Tani mund t’i shoh qartë ata që ishin mësuesit e mi të jetës, ata që më mësuan më intensivisht punën e vështirë të të jetuarit … / Libreriamo

José Saramago
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook