Mix
Sydney Sweeney pjesë e “Devil Wears Prada 2”?

Aktorja e njohur Sydney Sweeney mund të bëjë një paraqitje surprizë në filmin “The Devil Wears Prada 2.”
Një video e publikuar nga një fans në rrjete sociale tregon një femër bionde duke dalë nga një trailer në xhirimet e filmit në New York, më 6 gusht – dhe të gjithë janë të bindur se bëhet fjalë për 27-vjeçaren Sweeney.

Në video, shihet Emily Blunt – me flokët e kuqe karakteristike të personazhit të saj Emily Charlton – duke dalë nga një trailer, ndërsa një femër tjetër, me bluzë sportive ngjyrë blu dhe kapuç, mban një çadër të madhe për të fshehur fytyrën. Ajo u pa gjithashtu duke dalë nga një SUV me të njëjtën përpjekje për të mbetur e paidentifikuar.
“Sydney Sweeney dhe Emily Blunt u panë në setin e ‘The Devil Wears Prada 2,’” shkruante fansi që ndau videon online.
Nuk është e qartë se çfarë roli mund të ketë Sweeney, nëse është vërtet pjesë e kastit, por fansat spekulojnë se ajo mund të luajë një praktikante të re në “Runway” – apo ndoshta një influencuese mode që përfaqëson brezin e ri në botën e revistave të modës.
Përveç rikthimit të Meryl Streep (Miranda Priestly), Anne Hathaway (Andy Sachs), Emily Blunt (Emily Charlton)dhe Stanley Tucci, në kast janë shtuar edhe emra të rinj si Lucy Liu, Justin Theroux, Rachel Bloom, B.J. Novak, Kenneth Branagh, Simone Ashley, Ciara, dhe Ashley Graham.
Për çfarë flet “Devil Wears Prada 2”?
Sipas Variety, vazhdimi do të përqendrohet në Miranda Priestly, e cila përballet me rënien e industrisë tradicionale të botimeve, ndërsa Emily Charlton është tashmë një ekzekutive e fuqishme dhe një aktore kyçe në kontrollin e buxheteve të reklamave që Miranda ka aq shumë nevojë.
Filmi i shumëpritur pritet të dalë në kinema në maj 2026.
