Lidhu me ne

Mix

Fakte interesante: Franz Kafka novelën e gjatë “Vendimi” e shkroi brenda një natë të vetme

Interesante: Franz Kafka novelën e gjatë "Vendimi" e shkroi

Nga Milan Kundera

Franz Kafka, sipas asaj që ka thënë vetë, e ka shkruar novelën e gjatë Vendimi në një natë të vetme, pa ndërprerje medemek me një shpejtësi të jashtëzakonshme, duke e lënë veten të kaplohet nga një fantazi po kaq e jashtëzakonshme.

Shpejtësia, e cila u bë më vonë metodë programatike për surrealistët (“shkrimi automatik”), duke lejuar të çlirohej subkoshienca prej kontrollit të arsyes dhe të shpërthente imagjinata, ka luajtur për Kafkën pothuajse të njëjtin rol.

Kjo dalldisje e gjatë e imagjinatës pasqyrohet tek veçoria e sintaksës: në romanet e Kafkës ka thuajse një mungesë të dy pikave (me përjashtim të atyre rutinoreve, kur futet dialogu) dhe një prani jashtëzakonisht modeste të pikëpresjes.

Nëse kundrojmë dorëshkrimin (shiko botimin kritik, Fischer, 1982), vërehet që edhe presjet , të domosdoshme nga pikëpamja e rregullave sintaksoret, mungojnë shpesh. Teksti është ndarë në shumë pak paragrafë.

Kjo prirje për ta dobësuar lidhjen-pak paragrafë, pak pauza të rënda (duke rilexuar dorëshkrimin, shpesh vetë Kafka i ka ndryshuar pikat në presje), pak shenja që nënvizojnë organizmin logjik të tekstit (dy pikat, pikëpresjet)-është thelbësore për stilin e Kafkës; në të njëjtën kohë është një cenim i pareshtur i “stilit të bukur” gjerman (si edhe “stilit të bukur” të çdo gjuhe, në të cilën Kafka është përkthyer).

Kafka nuk e ka bërë një redaktim përfundimtar të Kështjella për të bërë përshtypje dhe, me të drejtë, mund të hamendësohet se ai mund ta bënte këtë, apo atë korrektim, duke përfshirë edhe pikësimin.

Në të vërtetë, edhe në vetë këtë botim të Brodit, karakteri i përgjithshëm i sintaksës së Kafkës mbetet qartësisht i dukshëm, dhe romani e ruan dalldinë e madhe.

Kthehemi tek fraza jonë e kapitullit të tretë: ajo është relativisht e gjatë, me presje, por pa pikëpresje (në dorëshkrim dhe në të gjitha botimet gjermane). Ajo çka më bezdis më shumë në versionin vialatien të kësaj fraze është, pra, pikëpresja e shtuar.

Ajo përfaqëson kufirin e një segmenti logjik, të një cezure që të fton të ulësh zërin, të bësh një pushim të vogël. Kjo cezurë (anipse e korrigjuar nga pikëpamja e rregullave sintaksore) e mbyt dalldinë e Kafkës.

Davidi e ndan frazën në tri pjesë, me dy pikëpresje. Këto dy pikëpresje bëhen më të pahijshme ngase Kafka, gjatë gjithë kapitullit të tretë (nëse kthehemi tek dorëshkrimi), nuk ka përdorur veçse një pikëpresje të vetme.

Në botimin e hartuar nga Maks Brodi ka trembëdhjetë sosh. Vialatte-i arrin në tridhjetë e një. Lortholary në njëzet e tetë, më shumë se tre dypikësha.

(Shkëputur nga libri ‘Testamentet e tradhtuara’ –ese, nga Milan Kundera)

MË TEPËR

Kryesore1 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook