Lidhu me ne

Mix

Ervin Salianji përballë pyetjeve për Grida Dumën: Nga batuta virale te planet e martesës

Ervin Salianji përballë pyetjeve për Grida Dumën: Nga batutaFoto: Ervin Salianji, Grida Duma/ Instagram

Në një intervistë për emisionin Dekalog me Roland Qafokun, përveç politikës, Ervin Salianji nuk i shpëtoi dot edhe pyetjeve që lidhen me jetën private dhe marrëdhënien e tij të shumëpërfolur me Grida Dumën.

Intervistuesi i rikujtoi momentin viral të “kënaqësisë së përjetshme”, për të cilin Salianji u përpoq të tregohej i rezervuar:

“I thotë batuta dhe nga ana tjetër duke qenë se jemi në personalitetin publik, si politikane, ajo është e vetmja që pavarësisht popullaritetit të lartë, dha dorëheqjen nga politika prej një situate në politikë,” tha ai, duke u përpjekur të shmangë pyetjen.

Qafoku nguli këmbë edhe më tej, duke e pyetur nëse, si partnerë, do të ishte më mirë që të dy të ishin bashkë në Partinë Demokratike. Deputeti demokrat u përgjigj diplomatikisht:

“Në këndvështrimin tim apo të Partisë Demokratike, do të ishte më mirë të ishte aty.”

Pyetja e radhës iu drejtua periudhës së burgimit të tij 9-mujor dhe mbështetjes së Dumës në atë kohë. Salianji pranoi:

“Ka qenë gjithë kohën në mbështetje, në prani. Patjetër që ka ardhur, aty kush s’ka mbetur pa ardhur. Të gjithë deputetët lejohen prej statusit të vijnë.”

Batuta e famshme “kënaqësia ime e përjetshme” nuk mbeti pa u përmendur sërish, me Salianjin që tha se ishte thjesht diçka që i kishte ardhur në moment dhe ishte në dijeni që u bë shumë virale.

Dhe kur intervistuesi guxoi të pyesë për një “kurorëzim” të marrëdhënies që kurrë s’është zyrtarizuar, Salianji zgjodhi të lërë hapësirë për enigmë:

“Nuk do të të jap vëmendje për këtë tani. Do të ketë një moment tjetër që do të flasim gjatë e gjerë për këtë çështje.”

Pra, nuk përjashtohet mundësia që, në të tjera rrethana, do të dëgjojmë edhe për planet për martesë mes Ervin Salianjit dhe Grida Dumës.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook