Mix
Oprah Winfrey “nuk njihet më”!

Oprah Winfrey sot 71 vjeçe, ka befasuar ndjekësit me një paraqitje krejt ndryshe, duke treguar trupin e saj të dobësuar në një postim të fundit në Instagram.

Personaliteti i njohur televiziv u shfaq me një bluzë shumëngjyrëshe dhe pantallona lëkure, ndërsa promovonte klubin e saj të librit, por vëmendja u përqendrua te transformimi i saj fizik.

Ylli amerikan ka humbur rreth 25 kilogramë me ndihmën e ilaçeve mjekësore për humbje peshe, një pohim ky që shkaktoi diskutime të shumta, pasi më herët ajo kishte kritikuar përdorimin e tyre, shkruan DailyMail.
