Lidhu me ne

Kioske

Pse Sali Berisha s’do e japë kurrë dorëheqjen!

Nga Indrit Vokshi

Pse Sali Berisha s'do e japë kurrë dorëheqjen!

E kishte pyetur dje gazetari Osman Stafa, se pse nuk zbaton statutin që parashikon dorëhqeje? Jo, Osman, shiko, mos keqinterpreto ti Osman, se statuti flet për humbje zgjedhjesh, jo për farsë.

Osmani ishte krejt në rregull, spo keqinterpretonte asgjë, sepse statuti ashtu thotë; nëse partia nuk rezulton fituese, kryetari largohet. Ishte Berisha ai i cili po manipulonte. Mundej ta kishte shkruar në statut “kur zgjedhjet janë farsë, kryetari nuk largohet” dhe ishim të qartë. Mirëpo ka dashur t’i mashtrojë njerëzit; meqenëse shumë vetë në seli e kanë ditur mirë që zgjedhjet do të humben, ai ka shkruar në statut se do të largohet, gjoja si garanci demokratike. Ndërsa tani nuk e zbaton garancinë që ka dhënë dhe, askush ska guxim tia kërkojë, sepse i shpall tradhëtarë. Po qëndron aty përmes kërcënimit se po guxuat të flisni, mund tiu linçoj e diskretitoj.

Farsa

Farsa është mbulesa për të mbuluar paaftësinë për të fituar në secilat palë zgjedhje, sido që ato të bëhet, edhe sikur të kemi zgjedhje me standarde të Danimarkës, ai dhe ajo strukturë nuk munden të fitojnë. Farsa mbulon mungesën e organizimit që ata e dinë se e kanë, kur flet me ta privatisht ta pranojnë se kanë kaos, jo organizim. Farsa është për të mbuluar përfaqësimin mediatik skandaloz me personazhe antipatike dhe komike, ku njëra thotë do iu vëmë tritolin, tjetri thotë do iu hamë të gjallë, të tjerët gjuajnë me shishe e hedhin kapsolla, të tjerët flasin budalliqe. Nga parti e mendimit dhe besueshmërisë njerëzore që duhej të ishte, janë kthyer në grup parapolitik si ai i Ramazan Kadirov në Çeçeni ku në themel kanë “bërjen si të fortë”. Shqiptarët nuk shohin te ata, politikanët e të nesërmes, shohin politikanë vegjetues të së shkuarës; askush nuk i sheh dhe nuk projekton siguri që me ata politikanë, nesër do të kemi njëlloj ardhmërie politike si parti e si vend.

Mbi të gjitha, farsa është për të mbuluar të vërtetën se pëlqyeshmëria e Sali Berishës është në kuota turpëruese. Si rrjedhojë e gjithë struktura vuan mungesën e pëlqyeshmërisë popullore e nuk arrin ta bashkojë rreth vetes “popullin opozitar”. Nuk është në parametra konkuruese politikisht. Nuk plotëson kushtet për të qenë konkuruese.

Pse merreni me Berishën, nuk merreni me Ramën?

Me ketë fjali mendojnë se i kapin “mat” kritikuesit, pra iu duket vetja të zgjuar, sikur kanë prodhuar diçka gozhduese për kritikët. Në fakt kjo fjali përfaqëson pikërisht mentalitetin mjeran i cili pamundëson të jenë të pëlqyer e simpatikë në popull. Në vend që të përballej me kritikën, ta sfidonte kritikën dhe ta mposhtte me epërsi argumenti, duke mos pasur epërsi argumenti, çdo kritikë e shpall sikur prodhohet nga shërbëtorët e armikut. Rrjedhimisht, duke pranuar se çdo kritikë prodhohet nga armiku, damkos partinë e vet si parti mjeranësh e gojkyçurish të cilët nuk kanë kapacitet për të prodhuar mendim kritik. Në çdo shoqëri demokratike edhe partia në pushtet edhe partia në opozitë i nënshtrohen gjykimit, kritikës, opinionit, kontestimit.

Ata që merren me Sali Berishën dhe i kërkojnë dorëheqje janë pikërisht ata që duan të largojnë Edi Ramën, janë ata që duan të ndërtohet një alternativë opozitare konkuruese, janë ata që duan të ndërtojnë një “armë” politike kundër Edi Ramës. Dhe Berisha është bërë bllokues dhe pengesë për ndërtimin e “armës opozitare”. Sepse ai ka personalizuar një parti e cila ka lindur në Tiranë si lëvizje anti-komuniste e demokratike, ka futur në oborrin e saj një korpus jeniçerësh të gatshëm për të vrarë cilindo që kërkon ndryshim.

Kushdo që është socialist dhe me Edi Ramën, ska asnjë arsye për të kërkuar largimin e Sali Berishës, sepse duke personalizuar partinë e duke e kthyer në pronë private, duke dëbuar qindra e mijëra demokratë, duke pamundësuar përfaqësimin e mijëra opozitarëve, duke e mbajtur partinë vegjetuese e jo konkuruese, Berisha është kthyer në garanci dhe siguri për Edi Ramën. Ky është fakt, fakt i cili po vërtetohet e do të vërtetohet sa herë të mbahen zgjedhje.

Sytë përtokë

Isuf Kalo, mjeku i Enver Hoxhës, shprehet në një intervistë se Ramizi me Nexhmijen ishin njerëz pa vizion, ata nuk mundeshin të kishin vizion politik, pasi ata gjatë gjithë rrugëtimit të tyre i kishin mbajtur sytë përtokë duke u kujdesur të mos shkelnin në dërrasë të kalbur. Duke mbajtur sytë përtokë ata nuk mundeshin të shikonin horizontin e të krijonin vizion.

Ata deputetë të cilët me 5 shtator 2023 shkuan e iu bashkuan Sali Berishës, shkuan e morën nga ilegal dhe e legalizuan, shkuan e nxorrën nga gropa ku ra në zgjedhjet e 2023, a kishin vizion për të parë se çfarë do të ndodhte pas zgjedhjeve të 2025, apo shkuan me sy përtokë? A kishin hallin për ta bërë PD-në konkuruese apo kishin hallin e mandateve vetjake?

Nëse kishin hallin e ruajtjes së PD-së dhe mosshkatërrimin e saj, po sot, a kanë të njejtin hall? Si mendojnë ata, duke e çimentuar dhe pronësuar partinë tek një individ, Berisha, a kanë PD më konkuruese apo kanë PD e cila shkon drejt shkatërrimit? Nëse e kanë më konkuruese, shumë mirë, mbyllet këtu diskutimi. Por nëse mendojnë se PD e personalizuar dhe në ketë gjendje që është ka gjasa të shkojë drejt shkatërrimit, a do të ngrihen për ta shpëtuar si në 2023 kur iu bashkuan Berishës për të mos lejuar shkatërrimin e PD?

Apo sytë përtokë si Nexhi me Ramizin?

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook