Lidhu me ne

Mix

VIDEO – “Do t’i jap fund Islamit në Teksas”, kandidatja republikane për Kongres Valentina Gomez djeg Kuranin

VIDEO - "Do t’i jap fund Islamit në Teksas", kandidatja

Kandidatja republikane për në Kongres nga Teksas, Valentina Gomez, ka shkaktuar zemërim në internet pasi publikoi një video në platformën “X” ku shihet duke i vënë flakën librit të shenjtë islamik, Kuranit.

Videoja, e cila shoqërohej me mbishkrimin “Do t’i jap fund Islamit në Teksas, ndaj më ndihmoftë Zoti”, u bë shpejt virale, duke marrë dënime nga grupet e avokimit mysliman, udhëheqësit politikë dhe përdoruesit në internet.

“Kjo nuk është politikë. Është nxitje”, shkroi podkasteri Brian Allen në X. “Kur xhamitë fillojnë të digjen, mos harroni: kjo ishte shkrepësja dhe Partia Republikane e Teksasit ia dha çakmakun.”

Një tjetër përdorues i X shtoi: “Ajo do të bënte gjithçka për ndikim. Çdo gjë. Pse i lejohet këtij personi të nxisë urrejtje dhe vrasje?”

Një përdorues i X shkroi : “Largohu nga shteti im. Nuk kemi vend për intolerancë dhe njerëz të urryer që nuk besojnë në të drejtat themelore të njeriut, siç është AMANDANTEMENTI I PARË i cili lejon lirinë e fesë. Pse nuk i mëson bazat para se të kandidosh për një post zyrtar?”

Kjo nuk është hera e parë që Gomez ka shkaktuar polemika. Në maj të vitit 2025, ajo u ngjit me forcë në skenë në një aktivitet të angazhimit qytetar mysliman në Kapitolin e Shtetit të Teksasit, duke rrëmbyer mikrofonin dhe duke nisur një fjalim anti-islamik.

Pamjet e shpërndara në internet e tregonin atë duke deklaruar: “Islami nuk ka vend në Teksas. Më ndihmoni të shkoj në Kongres që të mund t’i japim fund islamizimit të Amerikës. Unë kam frikë vetëm nga Zoti.

Ngjarja, e njohur si Dita e Kapitolit Mysliman të Teksasit, përfshinte lutje, seanca trajnimi dhe takime me ligjvënës.Veprimet e saj morën kritika të ashpra nga grupet e të drejtave civile, përfshirë Këshillin për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), i cili e denoncoi retorikën e saj si të rrezikshme dhe bëri thirrje për llogaridhënie, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së lirisë fetare. Episodi i djegies së Kuranit i shtohet një vargu veprimesh provokuese.

Në dhjetor 2024, Gomez publikoi një video fushate që përshkruante ekzekutimin e simuluar të një emigranti me kapuç, duke bërë thirrje për “ekzekutime publike” të migrantëve pa dokumente të akuzuar për krime të dhunshme.Platformat e mediave sociale kufizuan pamjet për shkelje të rregullave mbi përmbajtjen e dhunshme.

Më herët këtë vit ajo filmoi veten duke djegur literaturë LGBTQ+, duke u zotuar se do të ndalonte materiale të tilla nëse zgjidhej, ndërsa në fjalimet e saj synonte edhe komunitetet transgjinore.

Kush është Valentina Gomez?

E lindur në Medellín të Kolumbisë, më 8 maj 1999, Gomez u zhvendos në SHBA me familjen e saj në vitin 2009, duke u vendosur në Jersey City të New Jersey-t. Fillimisht ajo punoi si investitore në pasuri të paluajtshme përpara se të hynte në politikë. 

Në vitin 2024, ajo kandidoi pa sukses për sekretare të Shtetit të Misurit, duke u renditur e gjashta në zgjedhjet paraprake republikane me vetëm 7.4% të votave.

Pavarësisht dështimeve të përsëritura zgjedhore dhe ndalimeve të shumta të mediave sociale për shkelje të rregullave të platformës, Gomez ka vazhduar të ndërtojë profilin e saj në internet me përmbajtje nxitëse, duke e pozicionuar veten si një figurë e ekstremit të djathtë që nuk ka frikë nga polemikat.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook