Lidhu me ne

Kioske

Andi Bushati: A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria?

andi bushati

Sali Berisha po mundohet ti adaptohet qëllimeve te Trump qe kerkoi inkriminimin e Georg dhe Alex Soros. Po a ka miliarderi fytyrën e djallit që portretizon lideri i opozitës?

Andi bushati

Sali Berisha në stilin e tij proverbial i është përveshur edhe njëherë George Sorosit dhe të birit të tij, duke i akuzuar për ndërtimin e një narkoshteti në Shqipëri dhe duke e shfrenuar imagjinatën deri në qarkullimin e parave të drogës në çarterat që përdorin Aleksi dhe Edi Rama. Në konferencën për shtyp, ku kjo temë ishte refreni kryesor, i lideri i opozitës shpalli qëllimin madhor të tij për desorosifikimin e vendit.

Nuk ka dyshim se ky hov i ri i këtij fillim shtatori lidhet me ngjarjet e fundit në SHBA dhe qëndrimet e presidentit Trump, që kërkoi në 27 gusht, përmes një posimi në plaformën e vet, Truth Social dënimin e sorosëve, at e bir, sipas ligjit RICO (Racketeer, Influenced, and Corrupt Organizations Act). 

Ky ligj federal, që daton që nga viti 1970, ka si qëllim luftën kundër organizatave kriminale, por ai u përdor nga administrata paraardhëse me një objektiv më të gjërë, kundër Donald Trumpit dhe përpjekjeve të tij për të përmbysur rendin kushtetues. Nisur nga kjo, duket se presidenti amerikan po kërkon një interpretim të egzagjeruar të RICOS – deri tani pa asnjë veprim konkret juridik, vetëm deklarata politike- për ta përdorur kundër armiqve të tij kryesorë. 

Pikërisht në këtë kontekst është frymëzuar edhe Sali Berisha dhe ndonëse deklaratat e tij shpesh kanë mveshjen e një fantazie të çartur, nga pikpamja morale ai mund të ketë një farë të drejte. Ka shumë dyshime se rrjeti i fondacionit Soros është përfshirë, me anë të njerëzve të tij, në shpalljen e Berishës non grata dhe në shkatërrimin e opozitës në vend. Ai ka qenë një lobues i madh por regjimit të Edi Ramës. Ai ka shpenzuar mbi gjysëm miliardi dollarë, për këtë reformë në drejtësi, që sot po shndërrohet në gjueti shtrigash ndaj kundërshtarëve të pushtetit. Aleks Soros ka qenë pas nismave të rrezikshme si ajo për coptimin e Kosovës e më pas ka mbështetur Vuçiçin dhe Ramën fillimisht për mini Shengenin e pastaj për Ballkanin e Hapur, duke u vënë në dispozicion edhe diplomatët e SHBA-së që kontrollonte. Që nga koha që ka qenë në pushtet, Berisha e njeh mirë, influencën e Sorosit në administratën demokrate, kur një letër e tij dërguar Hillari Klintonit, solli menjeherë Miloslav Lajçakun për të negociuar krizën e 2011 në Shqipëri.

Pra nuk ka asnjë dyshim se përpos fasadës për të promovuar parimet e shoqërisë së hapur të Karl Popperit, Soros ka pasur edhe qëllime politike këtu tek ne. Dhe ai fillimisht e më pas i biri, i kanë vendosur të gjitha aksionet e tyre në mbështetje të regjimit të Edi Ramës.

Por thënë këtë, duke pranuar këtë rol okult dhe duke i dhënë Berishës të drejtë në luftën politike që i bën një aleati të rivalit të vet, a qëndrojnë akuzat e tij dhe a përputhen ato me realitetin?

Natyrisht që jo. Lapsi.al ka botuar pak ditë më parë një dossier me disa pjesë, për miliarderin spekulant të bursave, që po risjell të plotë edhe tani (lexo linkun poshtë). Gazeta e madhe e së djathtës franceze, Le Figaro është shumë larg ideve shpesh majtiste të Sorosit, por ajo megjithatë nuk e vizaton atë me ngjyrat e një djalli, siç bëjnë Berisha, Orban, apo një dorë konspiracionistësh perendimorë. Ajo ia vë në dukje gabimet, mëkatet, tradhëtimin e ideve të shoqërisë së hapur, ndonjëherë flirtimin me regjime e organizata anti demokratike, por ajo qëndron larg vizatimit si një demon.

Ky është pak a shumë Soros dhe fondacioni i tij edhe për shqiptarët. Ai është larg të qenit një trafikant që transporton para me valixhe dhe me siguri as e ka ëndërruar ndonjëherë të bëhet arkitekt i një narko shteti.

Ky është vetëm folklor politik. Prandaj dhe vrulli i Berishës për desorosifikimin e Shqipërisë më tepër i ngjan një daulleje të zhurmshem që shpreson të dëgjohet në Amerikë, sesa një pasqyrimi realist të asaj që ka ndodhur në Shqipëri. Po, Soros dhe fondacioni i tij e kanë mbështetur Ramën, me para, lobbying dhe rrjetin ndërkombëtar që i kanë vënë në dispozicion, ama ata nuk kanë qenë determinues në ngritjen e këtij regjimi. Prandaj të kërkosh desorosizimin e vendit, është e njëjta gjë si të duash të bësh deerdoganizmimin, demelonizimin, deblerizimin apo devuçiçizimin e Shqipërisë. Të gjithë këta, në një mënyrë apo në një tjetër, i kanë ngulur thika pas shpine demokracisë këtu. Por e keqja e madhe nuk janë ata. Kjo e keqe e ka tashmë emrin.

Të diabolizosh Sorosin, siç reket të bëjë Berisha, për t’iu përshtatur interesave amerikane të momentit, do të thotë të krijosh një pikturë të shtrembruar të problemit të vërtetë të autokracisë sonë. Nuk qe “bamirësi” i Shoqërisë së hapur që e shpuri Metën te Rama, në 1 prillin e 2013. As ai që i detyroi Bashën dhe Berishën të ngrinin duart me hov për votimin e reformës në drejtësi. Për të justifikuar këtë të shkuar nuk na vlen imazhi i një Sorosi më të zi se çështë. Ai ka plot mëkate për ato që kanë ndodhur këto dhjetë vite, por nuk ka qenë përcaktues  në drejtimin që kanë marrë gjërat. Pikërisht për këtë, duke propozuar desorosifikimin, mund të bësh propagandë, por nuk ke zgjidhur asgjë për të ndryshuar gjendjen.   

©Lapsi.al   

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook