Lidhu me ne

Kioske

Një këshillë e sinqertë për opozitën

Shkruar nga Gjergj Zefi

Një këshillë e sinqertë për opozitën

Nga diletantizmi politik tek kauzat e braktisura…

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka përsëritur një shprehje që është bërë modë tashmë tek politikanët e lartë të PD-së. Prej kohësh ata nuk reshtin së shprehuri frustracionin e tyre me qytetarët, duke pyetur përse nuk dalin në sheshe për të rrëzuar Edi Ramën, por rrijnë indiferentë. Madje nuk mjaftohen me kaq, por kritikojnë edhe mënyrën e jetesës së njerëzve. Sipas tyre, “populli pi kafe gjithë ditën”. Ky lloj qëndrimi, përveçse një diletantizëm i shkallës së lartë, është edhe një fyerje e rëndë.

Në thelb, kemi të bëjmë me një mosnjohje skandaloze të realitetit dhe një mungesë totale empatie ndaj shqetësimeve të qytetarëve. Opozita, në çdo vend ku pushteti ndryshohet me votë, nuk mund të ankohet pse njerëzit nuk dalin në shesh. As edhe në rastet kur lidershipi i saj ndihet i persekutuar. Sepse opozita, historikisht, nuk ka qenë kurrë komode. Ajo ka ecur gjithmonë në një rrugë të vështirë, plot pengesa, ku politikanët e saj janë sulmuar, shantazhuar, blerë, burgosur, madje edhe vrarë. Të jesh opozitar është një mision i rrezikshëm, sepse ka për objektiv rrëzimin e një qeverie, dhe prapa çdo qeverie qëndrojnë grupe të fuqishme financiare, ekonomike dhe kriminale, që bëjnë gjithçka për ta mbajtur pushtetin.

Opozita, pra, është në thelb revolucionare. Është një rrugë e minuar, ku gjithmonë ka dhe do të ketë të rënë e të plagosur, në kuptimin politik dhe shoqëror të fjalës. Prandaj politikanët e PD-së që shajnë popullin pse nuk del në protestë, duhet më parë të njohin mirë hallet reale të njerëzve. Dhe pastaj, t’i kanalizojnë ato shqetësime në kauza politike të qëndrueshme, të cilat nuk lihen rrugëve, por çohen deri në fund.

Por çfarë ka ndodhur me opozitën shqiptare gjatë pushtetit të Ramës?

Kauzat janë ngritur dhe janë shuar pa asnjë rezultat. Janë përdorur më shumë për llogari elektorale sesa për interesin qytetar. Shembulli i protestës së banorëve të Unazës së Re është i qartë. Opozita mori përsipër ta drejtonte revoltën kundër prishjes së banesave, por e shfrytëzoi sipas interesave të veta dhe në fund i braktisi qytetarët. Rezultati: ata u burgosën, patën procese penale, u rrënuan ekonomikisht dhe morën vetëm çfarë kishte parashikuar qeveria, asgjë më shumë.

Një protestë e vërtetë duhet të ketë një plan maksimal, një optimal dhe një minimal, gjithmonë më lart se oferta fillestare e pushtetit. Por opozita jonë nuk i është afruar as planit minimal. Gjithmonë është zbatuar ajo që ka thënë qeveria. Ndaj qytetarët janë lodhur, janë zhgënjyer dhe nuk kanë më besim tek një opozitë që i përdor për skenarë politikë, por nuk u sjell asnjë fitore.

Kështu, kur Tomor Alizoti dhe të tjerë mallkojnë popullin pse nuk del në shesh, pyesin gabim. Pse duhet të dalin qytetarët në shesh kur nuk fitojnë asgjë? Njerëzit nuk dalin për të bërë qejfin e politikanëve që duan të bëhen deputetë, as për të dhënë një mesazh bosh. Dalin kur kanë shpresë se do të ndryshojnë diçka. Për këtë, Tomorri dhe kolegët e tij duhet të dëgjojnë më pak vetëveten dhe më shumë qytetarët.

/Pamfleti

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook