Lidhu me ne

Mix

Vlerat ushqyese të ananasit dhe përfitimet që i sjell shëndetit

Ananas: proprietà, benefici e utilizzo in cucina - Fratelli Orsero

Ka një ngjyrë të verdhë shumë të këndshme për t’u parë, një shije të ëmbël, freskuese dhe ndihmon në hidratim. Bëhet fjalë për ananasin, i cili ka të gjitha cilësitë për të qenë një mik në ditët e nxehta të verës.

Nëse kësaj i shtojmë faktin që favorizon sensin e ngopjes me pak kalori dhe që kontribuon në eliminimin e lëngjeve të tepërta, duke luftuar kështu fryrjet dhe celulitin, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta shtojmë në dietën tonë të përditshme.

Ananasi kultivohet kryesisht në vendet e Amerikës jugore dhe i përket familjes Bromeliaceae, me origjinë nga Amerika jugore, Tailanda dhe Filipinet. Sot është e thjeshtë të gjesh ananas në çdo stinë në dyqane dhe markete.

Për të shijuar përfitimet e këtij fruti, duhet të konsumohet i freskët, pasi trajtimet dhe përpunimet të cilave i nënshtrohet kur futet nëpër kuti, mund të shkatërrojnë cilësitë ushqyese dhe kurative që përmban. Mbi të gjitha, frutit të konservuar i shtohet edhe sheqer, duke shtuar në mënyrë të ndjeshme kaloritë.

Vlerat ushqyese – Ananasi ka shumë vlera ushqyese. Ai është i njohur veçanërisht për efektet pozitive që ka për tretjen, me efekte të mrekullueshme kundër celulitit. Edhe pse është i ëmbël, fruti përmban pak kalori (vetëm 42 për 100 gramë), ndaj është shumë i përshtatshëm edhe për dietat me pak kalori.

Është shumë i pasur me ujë dhe ka karbohidratet në formën e sheqerit, sidomos glukozë, sakarozë dhe fruktozë. Ananasi është i varfër me fibra, ndërkohë që është një burim i vërtetë i vitaminës C dhe potasiumit e magnezit. Ai është i pasur me bromelina, një bashkim enzimash që kryejnë një funksion të rëndësishëm tretjeje dhe stimulojnë metabolizmin.

Për bukurinë – Ananasi ka cilësi të mira kundër rrudhave dhe shpesh përdoret në kozmetikë, duke shfrytëzuar cilësitë hidratuese dhe zbutëse në përgatitjet për produktet që zbusin dhe pastrojnë lëkurën.

Cilësia më e njohur e ananasit është fakti që është antiinflamator dhe falë bromelinës, eviton grumbullimin e lëngjeve të tepërta, duke qenë kështu një anti-celulit shumë i mirë dhe gjendet më së shumti në kërcellin e ananasit.

E mira e ananasit – Fruti është shumë i përdorshëm për preparate të ndryshme. Mënyra më e mirë për ta shijuar është të konsumohet si frut më vete ose me një sallatë frutash.

Ai gjithashtu mund të përdoret në mish ose peshk, i shtrydhur apo me kos. Gjithashtu mund të përdoret për të aromatizuar ujin, duke i shtuar ujit ananas dhe ndonjë gjethe menteje. Lihet në frigorifer dhe pastaj konsumohet.

Disa këshilla – Edhe pse fruti është i pasur me cilësi të dobishme, ka vend për këshilla. Personat që vuajnë nga çrregullimet e veshkave duhet të tregojnë kujdes me përdorimin e ananasit dhe asnjëherë pa rekomandimin e mjekut. E njëjta gjë vlen edhe për ata që vuajnë nga mpiksja e gjakut, pasi bromelina shton rrjedhjen e gjakut, ndaj efekti i tij mund t’i ngjajë efektit të ilaçeve dhe bën që të ekspozohesh ndaj hemorragjive.

Duhet patur kujdes edhe nëse personi që konsumon ananas po merr antibiotikë, pasi bromelina fuqizon përthithjen e amoxicilinës.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook