Lidhu me ne

Gatime

Ananasi, një tretës ushqimor natyral, ndihmon në forcimin e kockave dhe ul ndjeshëm celulitet

ananas 2

Ka ngjyrën e diellit, një aromë të parezistueshme, përmban një enzimë e cila ka efekte të fuqishme për stomakun. Por është më mirë ta konsumojmë të freskët, sepse në kuti apo komposto, humbet shumë veti. Thuhet se ka ardhur në Evropë pasi është zbuluar Amerika. Ananasi u spikat në një mozaik, në mes të një kanistre me fruta, në epokën romake. Emri i tij derivon nga “Nana nana”, që do të thotë “aroma e aromave”, në gjuhën indi Guarani. Në këtë gjuhë ka kuptimin: aromë, pasuri, i parezistueshëm për kolibrat, nga këtu është pjalmuar. Në të vërtetë është një frutë “false”, pasi është një bashkim frutash, e cila ka marrë formën e një pishe.
Një peshtaf me fryte të shëndetshme
Prej kohësh, të lindurit e Amerikës jugore i shmangen shërimeve me kura dhe përdorin lëngun e ananasit, për stimulimet e tretjes së ushqimit dhe për të mbajtur lëkurën e freskët.
Mjekësia kineze, e këshillon për kurimin e djegieve nga dielli, për të kundërshtuar mostretjen e ushqimit dhe fituar dizenterinë. Në këtë mijëvjeçarin e fundit, shkenca ka arritur të konfirmojë, atë që shekuj me eksperiencë kishin evidentuar për të na dhënë një shpjegim racional: virtyteve të shëndetit nga ananasi, u duhej prezenca e mjaftueshme e një enzime të tretjes, bromelina.
Së bashku me papainën, një tjetër enzimë e cila ndodhet tek ananasi, bromelina është efikase në tretjen e proteinave, mjafton një gram për të tretur një kilogramë substancë proteinike!
Ananasi përdoret edhe për të plotësuar mungesën e yndyrave, për kompletimin e vitaminave, për raportin e mirë të kaliumit dhe mjaftueshmërinë e natriumit. Me vetëm 40 kalori për 100 g, është një ushqim jashtëzakonisht i lehtë, perfekt për kë është në luftë për dobësim.
Ananasi ul ndjeshëm celulitet te femrat dhe ndihmon gjithashtu për të rënë nga pesha. Por kujdes, ananasi jo shumë i pjekur përmban shumë vitaminë C dhe ndihmon në këtë rast në hapjen e oreksit.
Çfarë ka në 100 gr ananas të freskët?
Energji (Kcal) 40, Ujë (g), 86,4, Proteina (g), 0,5 , Yndyrna (g) 0, Glukozë (g) 10,0, Fibra (g) 1,0, Natrium (mg) 2, Kalium (mg) 250, Hekur (mg) 0,5 , Kalcium (mg) 17, Vitaminë A (mcg) 7, Vitaminë A (mcg) 7, Vitaminë C (mg) 17
Të verdhë ose jeshil janë njësoj
Në kuzhinë, ananasi është perfekt si salcë në mikser, për të shoqëruar mishrat. Bëjeni marinadë lëngun e ananasit, e cila shërben për zbutjen dhe tretjen, duke u dhënë atyre një shije të mrekullueshme. Ananasi duhet të konsumohet i freskët, sepse i konservuar humbet bromelinën. Duhet edhe të jetë i pjekur mirë: fatkeqësisht, ngjyra e pishës nuk na ndihmon në dallimin e pjekjes së frutit, nëse ka ngjyrë të verdhë mund të jetë i pjekur sikurse edhe me ngjyrë jeshile. Kështu mundësia e fundit për ta dalluar mbetet aroma, duke kontrolluar edhe mungesën e pikave dhe gjethet që duhet të mos jenë vyshkur.
Të mësojmë pak më shumë
* Bromelina është shumë efikase në kurimin e disa stadeve të mahisjeve të lokalizuara të lëkurës. Në këtë kuptim, ananasi është një përbërës ideal për të luftuar celulitin, falë prioritetit kundërmahisës të lëkurës.
* Ekstrakti i ananasit është i këshillueshëm për problemet e këmbëve, bromelina duket efikase edhe në mpiksjen ose koagulimin e gjakut (trombet). Nga llogaritjet e rregullta të disa recetave indiane, rezulton se nga 20 përqind deri në 2 përqind incidente vdekjesh nga trombozat kardiovaskulare, mund të shmangen falë aksionit dhe stimulit që kjo enzimë sjell në rregullimin e plazmës, substancë hematome që krijon koagulimin.
* Për përmbajtjen e mirë të natriumit dhe mjaftueshmërinë e kaliumit, ananasi bëhet i nevojshëm, për të mbajtur nën kontroll hipertensionin.
* Disa studime të rëndësishme, theksojnë që mund të ketë edhe efekt antitumorial.
* Ananasi është fruti që ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
* Ananasi është një mik i mrekullueshëm edhe për gjetjen e qetësisë dhe humorit.
* Përgjithësisht shumë i toleruar nga të gjithë, ananasi mund të bëjë reaksion me disa antibiotikë, në veçanti me tetraciklinën dhe amoksicilinën. Duhet të ketë parasysh, ai që i përdor këto kura ilaçesh, për të evituar konsumimin e ananasit në periudhën e përdorimit të ilaçeve.
* Një studim nga Universiteti i Nju Jorkut ka zbuluar se konsumimi i ananasit është i mirë për shëndetin oral dhe se zvogëlon gingivitin dhe sëmundjen periodentale.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix2 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix2 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar2 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar2 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix2 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix1 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix1 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix1 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix1 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook