Lidhu me ne

Gatime

Redukton rrezikun nga kanceri / Vetitë ushqyese të peshkut

Peshku, duke përfshirë edhe ushqimet e tjera të detit, është një ushqim i shëndetshëm me vlerë të ulët të yndyrave të ngopura, me vlerë të lartë proteinash, dhe burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore Omega 3. Është shtesë e mirë në dietë, pasi që është e pasur me vitamina, minerale dhe ushqyes për të cilat ka nevojë trupi për të qëndruar i shëndetshëm.

Peshku lavdërohet nga shumë ekspertë si ushqim me përfitime të konsiderueshme shëndetësore. Gati çdo ditë publikohen studime derisa komuniteti i shkencëtarëve zbulon gjithnjë e më shumë dobi të jashtëzakonshme të peshkut.

Ja disa:

  1. Shëndeti kardiovaskular: Acidet yndyrore omega 3 që gjenden në peshk janë dëshmuar që bëjnë çudira për zemrën tuaj dhe arteret e venat që përbëjnë sistemin tuaj kardiovaskular.
  2. Tensioni i gjakut: Vaji i peshkut mund të jetë i dobishëm për uljen e tensionit të gjakut, por roli i tij si preventivë është i paqartë. Sidoqoftë, nuk rekomandohet marrja e pilulave të vajit të peshkut.
  3. Humbja në peshë: Sipas një studimi të bërë nga University of Georgia, vaji i peshkut me DHA ndihmon të ndalet konvertimi i qelizave parayndyrore në qeliza yndyrore duke i shtyrë të vdesin, duke reduktuar kështu akumulimin e përgjithshëm të yndyrave.
  4. Redukton rrezikun nga kanceri: Omega 3 në peshk ka dëshmuar që ndihmon parandalimin e tri formave më të zakonshme të kancerit – kancerit të gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë.
  5. Rrit funksionin e trurit: Acidet yndyrore omega-3 të cilat i siguron peshku ndihmojnë në zhvillimin e trurit tuaj. Konsumi i duhur i omega-3 ndihmon të mbahen nivelet e fokusit të mirë mental tek fëmijët dhe tek të rriturit. Një studim i ri sugjeron që shtesat e vajit të peshkut mund t’i japin shtytje kujtesës tek njerëzit e shëndetshëm që kanë filluar të plaken.
  6. Lufton inflamacionin: Peshku, në veçanti vaji i peshkut, ka veçori antiinflamatore; prandaj, është efektiv në reduktimin e inflamacionit në gjak dhe inde.
  7. Përmirëson pamjen: Dihet mjaft mirë fakti që peshku është i mirë për aftësinë e tij për të përmirësuar pamjen. Peshku lufton degjenerimin makular, glaukomën dhe sindromën e syrit të terur apo të thatë). Nje studim ka zbuluar që njerëzit të cilët hanë të paktën dy shujta peshk në javë kanë përgjysmë më pak gjasa për të zhvilluar degjenerimin makular të lidhur me sëmundje (shkaku kryesor i verbërisë së lidhur me moshën) se sa ata që nuk hanë aspak peshk.
  8. Kujdesi i lëkurës: Konsumimi i peshkut ndihmon të mbahet lëkura në gjendje të mire. Acidi esencial yndyror omega-3 EPA i gjetur në vaj të peshkut mund të ndihmojë në parandalimin e rrudhave dhe të shtyjë procesin e plakjes së lëkurës.
  9. Lufton depresionin: Acidet yndyrore Omega 3 në vaj të peshkut janë të mira për lehtësimin e depresionit dhe ankthit. Studimet kanë zbuluar që shoqëritë që hanë shumë peshk kanë shkallë më të ulët të depresionit, sipas gjasave për shkak të acideve yndyrore omega-3.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix2 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix2 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix2 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix2 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix2 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix2 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix2 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix2 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix2 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook