Mix
Publiku e injoron! “With Love, Meghan” jashtë top listës së Netflix

Netflix ka publikuar shifrat për sezonin e dytë të serialit lifestyle të Meghan Markle, With Love, Meghan.
Në raportin e fundit të Top 10 Shows për javën 25-31 gusht, programi i Dukeshës së Sussex-it nuk arriti të hyjë në listën e 10 më të shikuarve në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar apo globalisht.
Në vend të tij, në listat më të shikuara ishin: Hostage, Wednesday sezoni 2, Katrina: Come Hell and High Water, Raw: 2025, Ms. Rachel, dhe Fit for TV: The Reality of the Biggest Loser.
Sezoni i parë i With Love, Meghan arrititë renditej i dhjeti në Top 10 global të Netflix, me 2.6 milionë shikime dhe 12.6 milionë orë të shikuara vetëm një javë pas debutimit në mars. Në atë kohë, programi ishte i shtati në Top 10 të Netflix në MB dhe i dhjeti në SHBA.
Sezoni i dytë ishte xhiruar para se sezoni i parë të debutonte në platformë dhe u shpall menjëherë pas daljes së tij në mars. Ky sezon përfshiu mysafirë të njohur si Chrissy Teigen, Tan France, Jay Shetty, José Andrés dhe Clare Smyth.
Në gusht u njoftua gjithashtu se do të ketë një episod festiv, With Love, Meghan: Holiday Celebration, i cili pritet të transmetohet në dhjetor. Megjithatë, ende nuk ka njoftime për mundësinë e një sezoni të tretë.
With Love, Meghan është projekti i pestë i Meghan dhe Princit Harry për Netflix. Sezoni i ri erdhi dy javë pas njoftimit se bashkëpunimi i tyre me Netflix ishte zgjatur për një marrëveshje shumëvjeçare, e cila përfshin projekte filmike dhe televizive me të drejtën e parë për shfaqje.
“Jemi krenarë që po zgjasim partneritetin tonë me Netflix dhe po zgjerojmë bashkëpunimin tonë për të përfshirë markën As Ever,” tha Meghan më 11 gusht, duke përmendur markën e saj lifestyle të zhvilluar me Netflix.
